Shtypi turk 18.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuara nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë 18 shtator 2017:

Shtypi turk 18.09.2017

“Yeni Safak”: Nuk lejojmë që Iraku të copëtohet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e paralajmëroi me një gjuhë të ashpër kreun e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzanin, i cili me referendumin për pavarësi që do të mbahet më 25 shtator dëshiron ta çoj rajonin në luftëra të reja. “Në qoftë se ju hidhni ndonjë hapë në drejtim të copëtimit të Irakut, atëherë ne nuk ju themi ‘urdhëroni dhe vazhdoni’. Këtë u kemi thënë disa herë”, paralajmëroi Erdogan. Presidenti, i cili udhëtoi për në Nju-Jork ku do të marr pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, bëri të ditur se vendimin përfundimtar në lidhje me procesin në veri të Irakut do të marrin gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet më 22 shtator.

“Star”: Kokëfortësia e referendumit mund të mbyll vendkalimin kufitar Habur

Në qoftë se udhëheqja e Barzanit këmbëngulë për ‘referendumin e pavarësisë’ krahas të gjitha paralajmërimeve, kjo do të mund të sjell mbylljen e vendkalimit kufitar Habur, i cili është i rëndësisë jetike për Erbilin. Ndërkohë që Turqia në njërën anë në tavolinë mbanë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, në anën tjetër përgatitet për të vënë në veprim alternativat tjera në lidhje me vendkalimit kufitar Habur, që është pika e vetme e udhëheqjes së Erbilit për “frymëmarrje ekonomike”. Në rendë të ditës ndodhet edhe hapja e një vendkalimi të ri kufitar nëpërmjet fshatit Zamar të qytetit turkmen të Telaferit që do të mundësoj hapjen e një rruge të re tregtare për turkemenët e kësaj zone.

“Sabah”: Rritja do të vazhdoj dhe në vitin 2018

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek deklaroi se do të vazhdojë me një shifër të qëndrueshme të rritjes mbi 5%. Gjatë pjesëmarrjes në takimin e ambasadorëve në Gaziantep, të organizuar nën patronazhin e Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë, Zëvendëskryeministri Simsek deklaroi se “Viti 2018 do të jetë viti i vazhdimit të rritjes. Si shtesë shohim se Banka Qendrore e ShBA-së dhe Banka Qendrore Evropiane do të vazhdojnë me zgjerimin monetar”.

“Haberturk”: Turqia mirëpret për herë të parë kongresin botëror të bletarëve

Kongresi Ndërkombëtar i Bletarëve Apimondia, i cili prej vitit 1897 e këtej organizohet çdo vit nga ana e Federatës Botërore të Bletarëve, në përvjetorin e tij të 120-të për herë të parë do të organizohet në Turqi. Pritet që në këtë aktivitet që do të zhvillohet në Qendrën e Kongreseve në Stamboll mes datave 29 shtator – 4 tetor të marrin pjesë 150 përfaqësues nga 105 vende. Gjatë kongresit do të organizohen edhe konferenca të ndryshme në lidhje me bletët dhe bletarinë.

“Hurriyet”: Hipodromi më i madh se ai i Romës

Në nënprefekturën Antakya të Hatayit në Turqi janë zbuluar hipodromi dhe një tempull nga periudha romake. Supozohet se kjo vepër është më e madhe se Circius Maximus në Romë të Italisë. Shkencëtarët janë të mendimit se hipodromi i gjatë afërsisht 500 metra dhe i gjerë 75 metra është ndërtuar në shekullin e parë para erës sonë dhe ka patur kapacitet prej 80 mijë spektatorëve.



Lajme të ngjashme