Shtypi turk 15.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 15 shtator 2017:

Shtypi turk 15.09.2017

Haber Türk” – “Qindra-mijëra janë ndikuar nga thirrja e Presidentit ‘mos ua jepni votën’

Sipas një ankete bërë në Gjermani, thirrja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në formën ‘Mos ua jepni votën atyre që nuk janë miq të Turqisë’ ka shkaktuar shqetësime brenda partive politike SPD dhe të Gjelbërve. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 24 shtator, partitë politike që përfaqësojnë rrymat kryesore në Gjermani i ka kapur shqetësimi se Erdoani do të ketë më shumë ndikim se ato vet mbi zgjedhësit me origjinë turke. Sipas një ndryshimi që është bërë në vitin 2000 në kodin zgjedhor të Gjermanisë, numri i turqve që gëzojnë të drejtën e votës në këtë vend pothuajse është dyfishuar në 10 vitet e fundit dhe votuesi turk përbën një bllok të rëndësishëm. Mendohet se me thirrjen e Erdoanit qindra-mijëra zgjedhës mund të ndryshojnë qëndrim në raport me votën”.

Vatan” – “Çavushollu: Nuk do të kursehemi për të përdorur forcën”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) mbajti të enjten në Ankara një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm të Francës, Le Drian, i cili ndodhej për kontakte zyrtare në Turqi. Në deklaratën e tij Mevlut Çavushollu foli edhe për referendumin që do të mbahet më 25 shtator në administratën rajonale kurde të Irakut. Referendumi në fjalë do të prishë integritetin territorial të Irakut dhe do të nxjerrë një trazirë të re në rajon, theksoi Çavushollu, ndërsa shtoi: “Përfshi edhe amerikanët, të gjithë po presin hapin që do të hedhim ne. Kur e do puna ne nuk kursehemi për të përdorur çdo lloj force”.

Yeni Şafak” – “Do të shkojë në Idlib me 25 mijë ushtarë”

Në raundin e 6-të të bisedimeve për Sirinë, mbajtur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astanë, u morën vendime të rëndësishme lidhur me fatin e qytetit të Idlibit, i cili ndodhet në duart e opozitarëve. Siguria e qytetit, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bëhen gati ta sulmojnë duke parashtruar gënjeshtrën e al-Kaedës, do të garantohet nga njësitë siriane, të mbështetura këto nga Turqia, Rusia dhe Irani. Në Astanë është qartësuar gjithashtu çështja e zonës që do të kontrollojnë në Idlib (Siri) Forcat e Armatosura Turke (TSK), të cilat kanë kohë që po përgatiten për një operacion në rajon. Sipas kësaj, me anë të operacionit që është planifikuar të fillojë brenda këtij muaji, njësitë luftarake turke do të hyjnë në Siri nga provincat Jajladaë (Yaydağı) dhe Rejhanllë (Reyhanlı) të Hatajit (Hatay) dhe do të përparojë deri në 35-50 km brenda territorit sirian.

Star” – “Në Turqi vijnë për megaprojekte”

Shumë vende po dynden drejt Stambollit për të përfituar nga përvoja e Turqisë në partneritetin publiko-privat, të cilin ajo e aplikon në realizimin e projekteve të mëdha si: ura, porte, spitale, autostrada dhe aeroporte. Për këtë qëllim në datat 18-23 shtator do të vijë në Turqi edhe një delegacion ukrainas. Modeli që përdor Turqia për financimin e këtyre investimeve, mega-projekteve, të cilat ajo vazhdon ti realizojë njëra pas tjetrës për t’ua lehtësuar sa më shumën jetën qytetarëve të vet, ka ngjallur interes në të gjithë botën. Përfaqësuesit e vendeve të huaja që duan të përfitojë nga përvoja e Turqisë në partneritetin publiko-privat që ajo zbaton për ndërtimin e porteve, spitaleve, autostradave dhe aeroporteve, duke veçuar këtu projektet si: Tuneli Euroazatik, Ura e tretë e Bosforit “Yavuz Sultan Selim” dhe aeroporti i ri i Stambollit, po dynden drejt Stambollit, edhe për ti parë në vend këto investime të mëdha, por edhe për të marrë informacion mbi modelin e financimit të tyre.

Sabah” – “Ylli portugez i Beshiktashit, Pepe flet me lëvdata për Turqinë”

Pepe, siguresa e Beshiktashit në mbrojtje, i cili fitoi 8 nga 11 dyluftimet që pati për top në përballjen me Porton, dha një reportazh për televizionin Sport TV, që kishte të drejtën e transmetimit të ndeshjes në vendin e tij. Mbrojtësi me përvojë tha se pas ardhjes në Turqi ka krijuar mendime shumë pozitive në lidhje me këtë vend. “Njerëzit atje (në Turqi) po më habisin vazhdimisht, të gjithë janë miqësor dhe dashamirës të jashtëzakonshëm. Këtë nuk mund ta dija dhe mësoja kurrë pa e përjetuar vet”, thotë Pepe për Beshiktashin dhe Turqinë.



Lajme të ngjashme