Shtypi turk 14.09.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 14 shtator 2017:

Shtypi turk 14.09.2017

Yeni Şafak” – U çmendën nga marrëveshja për raketat S-400

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, foli gjatë një takimi të mërkurën me kryebashkiakët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rusinë për sistemin raketor S-400. “Po bëjmë hapa të rëndësishme. Ata u çmendën vetëm sepse bëmë marrëveshjen S-400. Çfarë duhet të bënim? Mos vallë t’ju prisnim juve?! Ne po marrim dhe do të marrim të gjitha masat e sigurisë”, deklaroi kreu i shtetit turk.

HaberTürk” – Armë kontrabandë nga SHBA-ja për YPG-në

Sipas një pretendimi të publikuar në revistën amerikane, “Foreign Policy”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, si dhe disa organizatave të ngjashme me të, armatime me vlerë 700 milionë dollarë për të luftuar kundër DAESH-it në Siri. Kjo shumë pritet të arrijë në 2,2 miliardë dollarë në 5 vite. “Foreign Policy” hedh pretendimin se Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), i cili po inventarizon armët e ish-Bashkimit Sovjetik duke i marrë ato nga kompanitë e lidhura me organizatat kriminale të Bllokut Lindor, errëson dëshmitë duke fshehur ndihmat në armatime nga inspektimi ndërkombëtar.

Star” – Surpriza e simulatorit kombëtar

Linjat Ajrore Turke (THY) përuruan të mërkurën qendrën e re për trajnimin e pilotëve të aviacionit civil. Në ceremoninë përuruese pati edhe një surprizë. Aty u testua simulatori i parë kombëtar i Turqisë për fluturime civile, i cili është projektuar dhe prodhuar në kuadër të një bashkëpunimi me kompaninë turke të industrisë së elektronikës ajrore, “HAVELSAN”. Presidenti i bordit ekzekutiv të “Turkish Airlines”, Ilker Ayci, bëri me dije se simulatori në fjalë është një prototip dhe së afërmi do të fillojë prodhimi i tij në seri.

Sabah” – Sarkofagu i Herkulit tashmë në Turqi

Zbuluar gjatë gërmimeve klandestine në qytetin antik të Pergës, në qytezën Aksu të Antalias dhe kontrabanduar jashtë shtetit rreth 50 vite më parë, sarkofagu i Herkulit është rikthyer tashmë në atdhe. Ky objekt historik shumë i rëndësishëm, i cili ishte konfiskuar nga autoritetet portuale zvicerane gjatë një kontrolli rutinë të inventarit në vitin 2010, iu dorëzua në Gjenevë zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë. Pas paketimit e vulosjes, artefakti u transportua të mërkurën me rrugë tokësore në Cyrih dhe prej atje në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit me një avion kargo të Linjave Ajrore Turke. Ndërsa sot, sarkofagu i Herkulit do të dërgohet përsëri me avion në Antalia, vendin e origjinës, për t’u ekspozuar në muzeun e këtij qyteti.

Hürriyet” – Epopeja e Shqiponjës

Ekipi i futbollit të Besiktasit bëri të mërkurën një fillim mbresëlënës në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve UEFA. Në takimin e parë të Grupit G, skuadra turke me epitetin “Shqiponja” gjunjëzoi në shtëpinë e vet Porton me rezultatin 3-1 duke u kthyer në Stamboll me 3 pikë në xhep. Golat e Besiktasit u shënuan nga braziliani Anderson Talisca, turku Cenk Tosun dhe holandezi Ryan Babel.



Lajme të ngjashme