Shtypi turk 11.08.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 11 gusht 2017:

Shtypi turk 11.08.2017

“Sabah”: Do eksportojmë panele diellore në botë

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se panelet e para diellore me mundësi vendore do të hyjnë në sistem përpara se të mbarojë viti 2018. “Së shpejti do të eksportojmë në rajon panele të energjisë diellore dhe turbina ere mall turk... Made in Turkey. Ne do të jemi më aktivë në kërkimet e naftës jo vetëm në Detin e Zi por edhe në Mesdhe. Ne do të gjejmë çfarë ka nën dhe mbi Turqi” u shpreh Allbajrak.

“Hürriyet”: ‘Dyndje’ e Turqisë në Astana

Turqia ka zbarkuar në Expo-n që zhvillohet në Kazakistan. Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) që kryeson ekipin turk në Astana, Kryeqytetin e Kazakistanit u shpreh me fjalët, “Shekulli i 21-të do të jetë shekulli turk dhe kazak. Ejani të heqim pengesat mes nesh”. Krahas autoriteteve të Ministrisë së Ekonomisë që shkuan në Astana për ‘Ditën Turke’ të zhvilluar në pavjonin e Turqisë të ngritur në një sipërfaqe rreth 1 mijë metra katrorë në këtë Panair, në delegacion, krahas biznesmenëve merrnin pjesë edhe aktorët e serialit që transmetohet në TRT dhe në shumë vende të tjera të botës, Erturull (Diriliş Ertuğrul), këngëtari Buray dhe valltarët e ekipit Zjarri i Anadollit (Anadolu Ateşi).

“Star”: Ergene-n do e shpëtoj “urithi”

Në Turqi u hodh hapi i parë për tharjen e moçalit Ergene, që është makth i rajonit të Trakya-s prej 40 vjetësh. Ministri i Pyjeve dhe Punëve Ujore, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu) tha se do të vejnë në veprim makinerinë ‘urith’ që përdoret për hapjen e tuneleve kombëtare. “Me ujin e lumit Ergene do të pastrojmë të gjitha përrenjtë dhe lumenjtë. Projekti do të përfundojë në vitin 2019.

“Habertürk”: Kambana 629-vjeçare do të vij në Van

Irani deklaroi se, kambanën 629-vjeçare, që ekspozohet në këtë vend, do t’ia kthejë kishës Shën Maria “Aziz Meryem” në rrethin Van të Turqisë. Kambana që iu dhurua kishës Sën Maria në vitin 1388, sot ekspozohet në Muzeun e Antropologjisë në qytetin Urumije në qendër të krahinës së Azerbajxhanit Perëndimor në Iran. Zëvendëskryetari i Institucionit të Trashëgimisë Kulturore, Arteve Artizanale dhe Turizmit të Iranit, Mir Hadi Kara Seyit Rumyani, gjatë vizitës në Muzeun e Urumiye-s tha se veprën do ta kthejnë aty ku përket, në Van.

“Vatan”: Medalje historike nga Guliyev

Atleti i kombëtares turke me origjinë azerbajxhanase, Ramil Guliyev në Kampionatin e 16-të Botëror të Atletizmit që zhvillohet në Londër, doli kampion bote në 200 metra për meshkujt. Ramil, që i dhuroi Turqisë titullin e parë në histori kampion bote në 200 metra, e festoi fitoren e tij duke valëvitur flamujt azerbajxhanas dhe turk. Edhe Yasmani Copello Escobar i ka sjellë Turqisë medaljen e argjendit duke dalë i dyti në garën e 400 metrave me pengesa për meshkuj.



Lajme të ngjashme