Koment – Kambanat bien për PKK-në

Vlerësim i akademikut turk, Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

Koment – Kambanat bien për PKK-në

Koment – Kambanat bien për PKK-në

*Can ACUN

Turqia pas deklaratës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan edhe zyrtarisht e publikoi operacionin për spastrimin e zonës lindore të lumit Eufrat nga organizata terroriste PKK/YPG. Pas deklaratës së Presidentit në rajon u jetuan një sërë zhvillimesh, mirëpo procesi që i hapë rrugë operacionit në Siri është i rëndësishëm për politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sirisë dhe për alternativat që i ofroi Turqia ShBA-së.

 

Menbixhi ka një rëndësi të veçantë nga aspekti i vënies në veprim të Turqisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë ushtarake. Menbixhi dhe lindja e lumit Eufrat kanë ardhur në rend të ditës me efektin domino pas operacionit në Afrin. Turqia edhe nga aspekti ushtarak kishte filluar të lëvizë në drejtim të Menbixhit. Pasi që e panë këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata u detyruan të ulen në tavolinë me Turqinë, ku u dakordua mbi një udhërrëfyes. Sipas këtij udhërrëfyesit Turqia dhe ShBA-ja do të fillojnë patrullimet e përbashkëta në këtë rajon, për më tepër YPG-ja duhet ti braktisë armët e rënda dhe të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat, ndërsa në Menbixh do të formohej një kuvend vendor i përbërë nga fiset lokale. Por, ShBA-ja në këtë aspekt bëri përpjekje për ta vonuar Turqinë, veproi ngadalë dhe u pa që YPG-ja vazhdoi të qëndrojë në këtë rajon. Ndërkaq kjo situatë tronditi seriozisht besimin e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në veçanti, kjo çoi në ndryshimin e opinionit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj Turqia u vë në veprim me mendimet që nëse nuk arrihet që me rrugë diplomatike të minimizohet kërcënimi i YPG-së dhe nëse detyrohet për tu vënë në veprim ushtarakisht, atëherë kjo duhet të bëhet shpejtë, sepse sa më shumë pritet kostoja do të jetë më e lartë.

 

SHBA ofron disa arsye për praninë e saj zyrtare në Siri. Disa prej tyre janë lufta kundër DAESH-it, parandalimi i rishfaqjes në skenë të DAESH-it, dëbimi i Iranit nga rajoni dhe mbajtja e regjimit të Esadit larg nga ky rajon. Ndërkaq Turqia si një alternativë ndaj ShBA-së parashtron këtë pyetje: Si do të mund të vendoset siguria në zonat me shumicë arabe me hegjemoninë e PKK-së? Siç shihet tashmë stabiliteti nuk është vendosur në rajon. Çfarë lloj ndikimi do të formohet kundër Iranit përmes PKK-së, e cila ende punon me Iranin? Si do të mbahet larg regjimi nga rajoni me YPG, i cili ka punuar me regjimin e Esadit për shumë vite? Gjatë procesit pas vitit 2011 regjimi i Esadit i dorëzoi YPG-së rajonet Ayn Al-Arab, Afrin dhe Kamishli si dhe i dha një sasi të konsiderueshme të armëve. ShBA-ja nuk është në gjendje të arrijë tre objektivat e saj nëpërmjet PKK-së. Ndërkaq Turqia si alternativë propozon vendosjen e stabilitetit në lindje të lumit Eufrat së bashku me Ushtrinë Kombëtare të formuar nga Qeveria legjitime e Përkohshme e opozitarëve sirianë në përbërje nga arabët, turkmenët dhe kurdët. Në qoftë se ShBA-të nuk kanë ndonjë agjendë sekrete, atëherë do të duhej të shikojnë ngrohtë në këtë propozim, mirëpo refuzimi nga ana e ShBA-së të rrugëdaljes së ofruar nga Turqia,  me vete sjell edhe një pyetje të rëndësishme në lidhje me qëllimet e vërteta të Shteteve të Bashkuara në Siri.

 

Në përgjithësi qëllimi kryesor i operacioneve të Turqisë ndaj lindjes së Eufratit, pavarësisht kërcënimit që paraqesin politikat e ShBA-së në Siri ndaj sigurisë së Turqisë, mosrespektimi i ShBA-së i marrëveshjeve të bëra me Turqinë në fushën diplomatike dhe mosqasja ndaj alternativave të ofruara nga ana e Turqisë, shkaktuan shqetësime në lidhje me qëllimet e politikave të ShBA-së në Siri. Turqia duke e marrë fatin në duart e saj është e vendosur që ta spastrojë nga organizata terroriste lindjen e lumit Eufrat.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara



Lajme të ngjashme