Koment – Idlibi, bastioni i fundit i opozitarëve civilë dhe ushtarakë

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

Koment – Idlibi, bastioni i fundit i opozitarëve civilë dhe ushtarakë

Koment – Idlib, bastioni i fundit

*Can ACUN

Regjimi i Esadit me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit arriti të marrë nën kontroll me rrugë ushtarake shumicën e rajoneve të vendit. Pas evakuimit të opozitarëve ushtarakë dhe civilëve nga Humusi, Guta Lindore, Dera dhe zonat tjera dhe vendosjen e tyre në Idlib, ky rajon u bë bastion i opozitarëve civilë dhe ushtarakë. Dihet se në Idlib, ku para luftës jetonin rreth 700 mijë banorë, janë strehuar rreth 3 milionë civilë. Idlibi është rajon i vetëm prej 4 rajoneve të çtensionimit të formuara në kuadër të procesit të Astanës, ndërsa Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të këtij procesi kanë ngritur 12 pika të vrojtimit përgjatë vijës frontale në Idlib.

Operacioni i mundshëm ushtarak ndaj Idlibit, që do të mbështetej nga Rusia dhe Irani, për një kohë të gjatë ndodhej në rendin e ditës. Në këtë kontekst pritet që në rast të një operacioni të mundshëm ushtarakë të shkaktohet një valë e re e mërgimit në Idlib. Dihet se me miliona civilë planifikojnë të largohen në drejtim të Turqisë dhe të kërkojnë azil. Fakti që Turqia është vendi i vetëm që mirëpret më së shumti refugjatë në botë është tregues se ajo nuk do të mund ta përballonte një valë të re të refugjatëve. Ndërkohë që shkatërrimet dhe kriza humanitare që do të shkaktojë operacioni i mundshëm ndaj Idlibit shqetëson tërë botën, Turqia është vendi i vetëm që bënë përpjekje në terren dhe tavolinën e bisedimeve për të parandaluar këtë krizë.

Takimi i fundit në kuadër të procesit të Astanës mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë u mbajt në Teheran. Transmetimi i drejtpërdrejtë i samitit të Tehranit pa dijen e zyrtarëve rusë dhe turq bëri që e tërë bota ti dëshmojë përpjekjeve të jashtëzakonshme të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan për vendosjen e një armëpushimi në rajon dhe për të parandaluar një krizë humanitare. Edhe pse gjatë samitit të Teheranit nuk u vendos armëpushimi për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Iranit, aty u bë thirrje për çarmatim. Gjithashtu në saje të qëndrimit të vendosur të Turqisë operacioni ndaj Idlibit është shtyrë dhe u fitua në kohë për të hedhur hapa në terren. Për të ardhmen e Idlibit janë përgatitur edhe skenarët alternativ. Rusia dhe aleatët janë duke bërë presion mbi Turqinë për tu tërhequr nga pikat e vrojtimit dhe për të pranuar një operacion gjithëpërfshirës. Ndërkaq Turqia bën përpjekje për skenarë alternativ. Njëra prej këtyre është edhe zgjerimi i dominimit të Turqisë dhe i dominimit të saj ndaj opozitës ushtarake për të mundësuar që Heyet Tahrir-u Sham dhe grupet e lidhura me te, të paktën të kalojnë nga veriu në jug të Sirisë, ndërsa të eliminohen edhe Partia Islame e Turkistanit dhe grupi i armatosur Hurash Ed-Den.

Skenari më i mirë për të parandaluar ndonjë krizë të mundshme humanitare do të ishte formimi i një zone të sigurt në rajonin e Idlibit, ku Turqia së bashku me grupet e mbështetura nga ajo do të hynte në këtë rajon, përfshirë edhe qendrën e qytetit Idlib. Ky do të ishte një fitim i rëndësishëm nga aspekti i parandalimit të lënies së plotë pa territor të opozitarëve, të një krize të mundshme humanitare, për të parandaluar që organizata separatiste terroriste PKK/YPG të përfitojë nga kjo situatë dhe të arrijë fitore politike. Nga aspekti i një operacioni të mundshëm në Idlib, fraksioni i PKK-së në Siri luan një rol aktiv. Posaçërisht dihet se forcat milice të Iranit dhe të Hizbullahut kanë trajnuar militantët e Forcave Demokratike të Sirisë dhe për mundësin që edhe ata të përfshihen në planin e operacionit. Në qoftë se këta militantë bëhen pjesë e operacionit ndaj Idlibit ata kanë plane për të hapur një front të ri në Afrin dhe për ta marrë sërish nën kontroll. Gjithashtu dihet se për këtë çështje janë duke i dislokuar militantët në rajonin Tel Rifat. Prandaj është e nevojshme që Turqia të jetë proaktive dhe të mos lejojë fakte të kryera ndërkohë që janë të pranishme të gjitha këto rreziqe në rajon.

 

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).



Lajme të ngjashme