Koment – Irani, një vend në shënjestër

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara...

Koment – Irani, një vend në shënjestër

Koment – Irani, një vend në shënjestër

*Can ACUN

Embargoja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatuan ndaj Iranit për shkak të zhvillimit të programit bërthamor gjatë periudhës së Ahmedinexhadit, ka dëmtuar rëndë ekonominë e këtij vendi. Në këtë kontekst, Hasan Ruhani, një reformist i moderuar, i cili u zgjodh për president në vitin 2013, paraqiste shpresë të madhe për popullin e Iranit. Si rezultat i negociatave të zhvilluara me vendet P5+1, u arrit në marrëveshje që në këmbim të kufizimit të punimeve bërthamore dhe hapjes për inspektim, të lehtësohen embargot që zbatoheshin ndaj Iranit. Marrëveshja në fjalë e nënshkruar nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte burim i shpresës së madhe për popullin e Iranit. Edhe pse kjo gjendje u bë shtysë për ekonominë e vendit në afat të shkurtë, pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sërish filluan debatet e vështira. Më 8 maj 2018 Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore.

 

Pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore, ekonomia e Iranit u ndikua negativisht. Edhe pse Irani kursin e këmbimit të dollarit e kishte fiksuar zyrtarisht në 42 mijë rialë, në tregun e lirë dollari shënoi rritje të madhe. Zhvlerësimi i rialit ndaj dollarit që filloi në janar në tregun e lirë arriti në 150 për qind. Në janar 2018, 1 dollar këmbehej me 44 mijë rialë, ndërsa sot kjo vlerë doli mbi 110 mijë rialë.

Dallgëzimet e tilla që po jetohen para fillimit të zbatimit të embargos së ShBA-së hedhin dritë në gjendjen e ekonomisë së Iranit. Prapa embargove, që Presidenti Donald Trump i vuri në zbatim ndaj Iranit, nuk qëndron ndryshimi i regjimit në këtë vend, por më shumë synohet të ndalen politikat ekspansioniste të Iranit në Lindjen e Mesme dhe kufizimi i tij në rajon. Si rrjedhim duket se vendet e Gjirit dhe Izraeli janë të shqetësuar nga politikat ekspansioniste të Iranit dhe dëshirojnë që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kufizojnë atë. Me anë të embargove synohet goditja e Iranit dhe kufizimi i fondeve dhe burimeve të transferuara elementeve me prokurë në këtë rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të sanksioneve synojnë ta parandalojnë Iranin të bëjë tregti me dollar amerikan, flori dhe metale tjera të çmuara. Gjithashtu në kuadër të embargove Iranit nuk do ti dorëzohen avionët dhe pjesët e këmbimit për këta avionë, ndërsa në objektiv është edhe sektori automobilistik i Iranit.

 

Në mesin e kompanive, të cilat ndaluan investimet e tyre në Iran pas deklaratës së ShBA-së se do të rivendos sanksione, ndodhet edhe kompania Daimler. Ndërkohë që kompania planifikonte ti zgjerojë investimet dhe të filloj me prodhimin e kamionëve në Iran, sanksionet e Trumpit bënë që kjo kompani ti revizionojë planet për investim. Në deklaratën që Presidenti Trump bëri nëpërmjet llogarisë në median sociale Twitter thuhet se kompanitë, të cilat krahas sanksioneve vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranit, nuk do të mund të bëjnë tregti në ShBA. Mirëpo krahas deklaratave të ashpra të Presidentit Trump, vendet e Bashkimit Evropian dalin kundër embargove të ShBA-së. Për shembull ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas në deklaratën e tij të bërë premtojë përkrahje për kompanitë evropiane që veprojnë në Iran. Duke e bërë të ditur se janë duke punuar mbi mundësimin e transferit të parave gjatë tregtisë me Iranin, ministri Maas tha se i pritën me keqardhje sanksionet e ShBA-së. Edhe pse Heiko Maas deklaroi se marrëdhëniet tregtare me Iranin nuk janë të indeksuara në fitim, por kujdesen për popullin e Iranit, dihet se Bashkimi Evropian planifikon të bëjë fitime të mëdha në tregti me Iranin dhe të ulë vartësinë ndaj Rusisë me blerjen e naftës dhe gazit nga ky vend. Anashkalimi i vendeve evropiane nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë anulimit të marrëveshjes me Iranin mund të shndërrohet në një dekompozim të rëndësishëm mes ShBA-së dhe BE-së.

Shtimi i vendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione dhe embargo kohëve të fundit është tregues i ndryshimit të politikave të jashtme të ShBA-së. Duke e kërcënuar Turqinë me sanksione për shkak të padisë ndaj pastorit Brunson, ShBA-ja në të njëjtën kohë është duke zbatuar sanksione edhe ndaj Rusisë. Gjithashtu taksat ndëshkuese të zbatuara ndaj Kinës duhet të kuptohen në këtë drejtim. Edhe pse politikat sanksionuese dhe të embargove të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nga foltorja e Kombeve të Bashkuara kërcënoi tërë botën për çështjen e Palestinës, sjellin rezultate pozitive për ShBA-në në afat të shkurtë, në afat të gjatë ato do të hedhin në rrezik pozitën e ShBA-së  dhe do të bëjnë që ajo të vetmohet. 

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA)

 


Fjalët Kyçe: embargo , Turqi , sanksione ekonomike , ShBA , Iran

Lajme të ngjashme