Koment - Operacioni i vendosmërisë në luftën kundër terrorit

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara...

Koment - Operacioni i vendosmërisë në luftën kundër terrorit

Operacioni i vendosmërisë në luftën kundër terrorit

* Can ACUN

 

Në kuadër të doktrinës së re të shpallur pas tentativës së dështuar të grusht shtetit të ndërmarrë më 15 korrik 2016, Turqia nuk do ta kufizojë luftën kundër terrorit vetëm brenda kufijve të saj, por do ta luftojë në burim. Kështu Turqia pas spastrimit të vijës kufitare të saj nga organizata terroriste DAESH me operacionin “Mburoja e Eufratit”, ajo me operacionin “Dega e Ullirit” spastroi edhe zonën e Afrinit nga elementët e terrorit. Lufta e Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG pas Afrinit ka kapërcyer në rajonet Kandil, Sinxhar dhe Menbixh. Operacionet ushtarake ndaj Kandilit kanë filluar muaj më parë, ndërsa për Menbixhin u arrit në marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me hartën rrugore që do të ndiqet në këtë drejtim dhe për Sinxharin u përgatitën opsionet diplomatike dhe ato ushtarake.           

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në një përmbledhje të bërë luftës kundër terrorit tha se “Njësitë turke në terren janë duke avancuar hap pas hapi drejt strofkave të terroristëve. Edhe pse opozita nuk e do këtë ne me lejen e Allahut do ta spastrojmë nga terrori edhe Kandilin ashtu siç e spastruam Afrinin, Xherablusin, Al-Babin dhe Azezin. Shoqëruesit e fraksioneve politike të organizatës separatiste janë të shqetësuar nga këto zhvillime. Ne do ta heqim nga rendi i ditës çështjen e terrorit. Natyrisht që ata që kundërshtuan operacionin e Afrinit sot kundërshtojnë edhe operacionin ndaj Kandilit, ndërsa kundërpërgjigjen e duhur atyre do t’u japim në kutitë e votimit”. Pasi deklaroi se më 11 qershor kanë filluar operacionet ndaj Kandilit dhe Sinxharit dhe se këto zona janë goditur me 20 avionë, Presidenti Erdogan bëri të ditur se gjatë këtyre operacioneve janë asgjësuar 14 objektiva të rëndësishme të PKK-së në këto zona. “Avionët vajtën, goditën objektivat dhe u kthyen, por nuk mbaroj, këto operacione do të vazhdojnë. Përgatitjet për operacionet në terren janë bërë me muaj. Me operacionet që kryhen pa shumë bujë njësitë speciale dhe ato komando u janë afruar Kandilit në 24 kilometra distancë dhe kanë ngritur 11 baza vëzhguese.

Me anë të operacionit në Irak, Turqia krahas Kandilit në të njëjtën kohë synon të spastrojë nga organizata separatiste terroriste PKK dhe të gjitha fraksionet e saj edhe zonën Sinxhar, të cilën organizata terroriste e përdorë për kalime mes Irakut dhe Sirisë. Pas vendosjes së qeverisë qendrore dhe të ShBA-së në zonën Sinxhar, organizata terroriste PKK/YBS në masë të madhe u tërhoq nga kjo zonë, por prania e saj vazhdon ende. Turqia luftën e saj kundër terrorit nuk e kufizon vetëm me operacione ushtarake. Në të njëjtën kohë është duke u zhvilluar një trafik i ngjeshur diplomatik. Mosreagimi i qeverisë qendrore dhe të administratës rajonale kurde në veri të Irakut ndaj operacioneve turke në këto zona është suksesi i diplomacisë turke. Kështu u jetua edhe një proces i ngjeshur diplomatik me ShBA-në, e cila bashkëvepron me PKK/YPG-në në Siri.

Si rezultat i trafikut diplomatik të realizuar mes ShBA-së dhe Turqisë të dyja vendet përcaktuan hartën rrugore për Menbixhin. Sipas kësaj harte rrugore njësitë e PKK/YPG-së do të tërhiqen nga Menbixhi në lindje të lumit Eufrat, Turqia, ShBA-ja dhe Franca do të kryejnë aktivitete të përbashkëta të zbulimit dhe do të bashkëveprojnë në rajonin e Menbixhit. Në fazën e fundit në Menbixh do të themelohet udhëheqja e re vendore dhe njësitë e reja të mbrojtjes. Përcaktimi i hartës rrugore si rezultat i diplomacisë së kryer me ShBA-në, nuk kufizohet vetëm me Menbixhin, por në të njëjtën kohë do të mund të jetë një model për praninë e terrorit në lindje të Eufratit. Zbatimi i suksesshëm i hartës rrugore të Menbixhit do të mund të bëjë që harta e njëjtë rrugore të zbatohet edhe në vendet si Rakka, Deyru-z Zor dhe Tel Abyad. Dihet se banorët e këtyre rajoneve janë të shqetësuar nga dhuna e YPG-së.

Turqia, e cila arriti suksese të shumta me doktrinën e re të luftës kundër terrorit, në përgjithësi është duke hedhur hapa dhe duke bërë shumë lëvizje të tjera për ti dhënë fund ose për ta ulur në minimum problemin e terrorit gjatë periudhës së ardhshme. Pas zgjerimit të fushës së ndikimit të organizatës terroriste PKK/YPG,  duke përfituar nga kaosi që mbretëron në Siri, Turqia ndërmori operacione matanë kufirit me të cilat kufizoi praninë e organizatës terroriste dhe uli sulmet e terrorit në Turqi. Gjatë periudhës së ardhshme Turqia do të avancojë me hapa të vendosura për ti dhënë fund terrorit.  

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara. 



Lajme të ngjashme