Koment – Periudhë e re me teknologji inteligjente në sektorin e qymyrit në Turqi

Në sektorin e energjisë, që ndryshon dhe transformohet në mënyrë të shpejtë sipas zhvillimeve teknologjike në botë, ka një garë ku konkurrenca është shumë e lartë.

Koment – Periudhë e re me teknologji inteligjente në sektorin e qymyrit në Turqi

Ekonomia Botërore – Periudhë e re me teknologji inteligjente në sektorin e qymyrit në Turqi

Si nga aspekti i sektorit të qymyrit dhe burimeve të energjisë së rinovueshme së bashku me kapacitetin e prodhimit ashtu edhe nga aspekti i objektives për tu kthyer në një qendër të tregtisë së gazit natyror, Turqia është një vend kandidat për tu bërë një nga aktorët më të rëndësishëm në këtë garë. 

Në Kongresin e Qymyrit Vendor të organizuar për herë të dytë këtë vit nga Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, u morën në rendin e ditës kapituj të rëndësishëm për të përcaktuar politikat e qymyrit në periudhën e ardhshme dhe se çfarë ndryshimesh dhe transformimesh do të zbatohen në lidhje me sektorin e qymyrit. Një prej çështjeve më themelore të Kongresit përbëhet nga strategjitë shkencore në sektorin e qymyrit dhe së bashku me një sistem të ri do të fillojë edhe një proces i ri.

Për më tepër kjo strategji nuk do të zbatohet vetëm në fazën e prodhimit dhe nxjerrjen e rezervave por vizaton një hartë të re që nga fillimi e deri më fund, pra që nga nxjerra nga toka deri në prodhimin e elektricitetit.

Madje ditë më parë u deklarua se në të gjithë sektorin do të fillojmë periudhën inteligjente të qymyrit.

 

Me sistemin e mekanizmit të ri që hynë në funksion në këtë pikë do të braktisen metodat tradicionale dhe do të fillojë një sistem i ri. Ky sistem është i rëndësishëm edhe se prodhimin që arrihet me 90 punëtorë mund ta vazhdojë me 27 punëtor por ka shumë avantazh edhe se siguron rritje deri në 70% të prodhimit të qymyrit. Gjithashtu, duke qenë se ky sistem do të parandalojë aksidentet e shembjeve që mund të përjetohen në miniera, pritet të reduktojë në minimum të gjitha rreziqet në shëndetin dhe sigurinë e punës.

Kurse një fushë tjetër që tranzicioni teknologjik do të jetë efektiv është lufta kundër kontrabandës së qymyrit. Në këtë fazë bëhet fjalë për kontrolle në periudha të ndryshme të fushave pa licencë nga ana e autoriteteve përkatëse. Masat rigoroze të kontrollit dhe sanksionet gjobitëse në këto fusha janë ndikuesit më efektivë që do ta bëjnë të rëndësishme këtë luftë.  

Zhvillimet e Përjetuara në Botë në Teknologjitë e Qymyrit

Qymyri, që është një nga gurët themelorë të energjisë në mbarë botën edhe pse parashikohet se në periudhën në vijim do të përjetohet rënien në konsumin e tij, zë vend ende ndër burimet më të përdorura.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezervat më të mëdha të botë siguron një pjesë të madhe të elektricitetit nga qymyri, Kina realizon e vetme 46% e prodhimit të qymyrit në botë dhe siguron më shumë se gjysmën e prodhimit të elektricitetit nga qymyri.  Si rrjedhojë duke qenë e qartë se sa nevojë ka një pjesë e madhe e botës për qymyr dhe se sa vend të rëndësishëm zë qymyri në prodhimin e elektricitetit, nuk mund të evitohet ndjekja e zhvillimeve teknologjike të këtij sektori. Veçanërisht në arritjen e nivelit të konkurrencës ndërkombëtare ndryshimi teknologjik është një çështje shumë e rëndësishme.

Sigurisht që në opinionin publik ndërkombëtarë, kur merren në rendin e ditës ndryshimet klimaterike dhe energjia e pastër, në lidhje me qymyrin dalin në plan të parë kritika serioze. Por teknologjia e përparuar e filtrimit që është përhapur kohët e fundit veçanërisht në Evropë, ka cilësinë e lënies pas të të gjitha këtyre kritikave.

Sot në centralet termike që zënë vend në teknologjitë e përparuara të filtrimit, emetimi i dyoksidit të squfurit zbret pothuajse në zero. Kurse falë teknologjisë së kapjes së dyoksid karbonit, hiri i filtruar i depozituar ripërdoret në shtrimin e rrugëve me asfalt. Këto faza të rëndësishme të regjistruara kohët e fundit në teknologjitë e filtrimit mund të prodhojnë rrugë të ndryshme të zgjidhjes së problemeve siç është edhe ndryshimi klimaterik.

Si rrjedhojë çdo punim që do të bëhet në Turqi për të përhapur teknologjitë që do të sigurojnë rritjen e prodhimit të qymyrit dhe do të marrin në konsideratë ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve klimaterike dhe energjisë së pastër, do të bëjë që të dalin zgjidhje më ambientaliste për përdorimin e qymyrit edhe do të sigurojë nivelin global të Turqisë në këtë sektor.  

Vlerësimi i Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol



Lajme të ngjashme