Koment – Pasqyrimi rajonal gjeopolitik i Samitit të Soçit

Jemi duke kaluar nga një periudhë, kur për të formuar trajtën e shekullit të ardhshëm, në rruzullin tokësor janë duke u hedhur projekte të ndryshme opozitare nga ana e fuqive të ndryshme elitare.

Koment – Pasqyrimi rajonal gjeopolitik i Samitit të Soçit

Pasqyrimi rajonal gjeopolitik i Samitit të Soçit

Pa dyshim që në krye të hapësirave gjeografike, që janë bërë temë e projekteve të tilla, qëndron rajoni i Lindjes së Mesme. Nga njëra anë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbajnë nën ndikim fuqinë e NATO-s, së bashku me Izraelin dhe disa vende të tjera arabe, përcaktojnë hartën rrugore të rajonit. Nga ana tjetër, Gjermania dhe Franca, që me në krye Bashkimin Evropian përfaqësojnë Kontinentin e Evropës, kanë hyrë në kërkim të një roli tjetër për të luajtur.    

Ndërkohë që pas Brexit Anglia mundohet të krijojë një fushë influence rajonale nëpërmjet Kinës me aletet tradicionale, Rusia përpiqet për të ndërtuar një paradigmë të re të Lindjes së Mesme. Po ti shtohen të gjitha këtyre edhe objektivat strategjike të fuqive rajonale si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite, del në pah gjendja e dhimbshme e hapësirës gjeografike në të cilën ndodhet Turqia. Po ti shtosh kësaj edhe ndikimin e rregullit ndërkombëtar dhe pasqyrimet negative të vakumeve të shkaktuara si pasojë e humbjes së fuqisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjendja bëhet edhe më e komplikuar. 

Edhe Samiti i Sirisë, i zhvilluar në qytetin bregdetar Soçi në buzë të Detit të Zi në Rusi më 22 nëntor, është një mbledhje e zhvilluar si pasojë e rezultateve për të cilat janë bërë shkak faktorët e sipërpërmendur.

Ashtu siç dihet, lufta civile në të cilën gjendet Siria që nga viti 2011, ka ndikuar në mënyrë radikale politike, strategjike, ekonomike dhe gjeopolike si Sirinë ashtu edhe rajonin e Lindjes së Mesme dhe është bërë shkak për një thyerje dhe ndryshim gjeopolitik.

Luftërat e shpërthyera në Siri, Irak, Libi dhe Jemen janë bërë shkak për humbje të mëdha në njerëz dhe materiale dhe dhimbje shpirtërore dhe gjithashtu janë bërë shkak për copëtimin e vendeve si Libia dhe Jemeni duke shkaktuar në këtë mënyrë trazira të rënda sociale dhe ekonomike në vendet e tjera të rajonit.

E parë nga aspekti politik dhe strategjik padyshim që fituesi më i madh i procesit është Izraeli. Ky vend, pa hedhur asnjë plumb, pa shkrirjen e kundërshtarëve opozitarë si Iraku dhe Siria dhe duke tërhequr pranë vetes Egjiptin dhe Arabinë Saudite, ka copëtuar bllokun arab.  Kjo gjendje ka forcuar dhe qetësuar si kurrë më parë Izraelin, që nga themelimi e deri më sot. Për këtë arsye ky vend zbaton presionin dhe padrejtësinë që dëshiron kundër Palestinës dhe e sheh këtë gjendje si një rast për të zbatuar strategjinë për “Izraelin e madh”. Kurse fituesja e dytë e madhe e procesit është Rusia. Pas 4 shekujsh ka realizuar ëndrrën e deteve të ngrohta. Një tjetër fitues është edhe Irani. Teherani ka fituar mundësinë për të zgjeruar si kurrë më parë fushën e tij të influencës.

Por kriza e Sirisë, që vazhdon prej 7 vitesh, ka filluar të ndikojë negativisht nga aspekti i sigurisë, terrorit, ekonomisë etj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Evropës dhe Rusinë.  Kjo gjendje është bërë shkak për rritjen e përpjekjeve për zgjidhje ndërkombëtare. Pavarësisht 7 mbledhjeve të Bisedimeve të Gjenevës të zhvilluara që nga viti 2012 nën pararojën e Amerikës, nuk është arritur asnjë rezultat. Kjo cilësohet si një tregues i rëndësishëm i reduktimit të ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

 

Nga ana tjetër, procesi i Astana-s, që ka filluar para më pak se një viti, ka marrë një distancë të konsiderueshme. Procesi i evakuimit në Halep, sigurimi i ndihmave njerëzore, sigurimi i një pjese të madhe të sigurisë në Idlib dhe krijimi i zonave jokonfliktuale në disa territore, ka qenë i suksesshëm dhe efektual. Kështu që në Samitin e Soçit, me krijimin e Kongresit të Dialogut Kombëtar (të Sirisë) është kapërcyer një prag i rëndësishëm i zgjidhjes politike në Siri. Padyshim që për këto fitime, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm. Si zbatimi i planit të zonave të sigurisë, që ishte një projekt i Ankarasë, ashtu edhe me Operacionin Mburoja e Eufratit, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm për sigurimin e sigurisë në Siri. 

Si përfundim, Samiti i Soçit mund të quhet një pikë kthesë e rëndësishme si për të ardhmen e Sirisë ashtu edhe për të ardhmen e Lindjes së Mesme. Sepse ky samit përmban një rëndësi të veçantë përsa i përket tronditjes së çarkut të sundimit anglo-sakson, që vazhdon prej gjysmë shekulli në Lindjen e mesme. Deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se këtej e tutje PYD-së nuk do ti jepen armë, është një mesazh i rëndësishëm përsa i përket kuptimit të rëndësisë së Turqisë. Kurse çështja se pse janë armatosur deri më tani terroristët e PYD-së, mendoj se ka të bëjë më shumë me strategjinë e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Në lidhje me këtë çështje do të flasim kur ti vijë radha. 

Vlerësimi i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin



Lajme të ngjashme