Koment – Periudha e re e investimeve në Energji nga Ministri Allbajrak

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), dite më parë, duke bërë një prezantim në Komisionin e Planit dhe Buxhetit në Kuvend, deklaroi investimet e energjisë që planifikohen të realizohen në periudhën e re.

Koment – Periudha e re e investimeve në Energji nga Ministri Allbajrak

Ekonomia Botërore – Periudha e re e investimeve në Energji nga Ministri Allbajrak

Në prezantim, duke i dhënë vend parashikimeve se nevoja (për energji) e Turqisë , që përparon me hapa të sigurta në rrugën për tu bërë një qendër energjie, në 10 vitet e ardhshme do të tejkalojë 110 miliardë dollarët, tha se një nga objektivat më të rëndësishme të Turqisë gjatë kësaj periudhe, është kthimi i Turqisë në një bazë të investimit të energjisë.   

Nëse do të shihnim kapitujt e shqyrtuar në prezantim do të vinim re se një prej tyre është rritja deri në fund të vitit të kërkimit të naftës dhe prodhimit në puset e naftës. Sipas të dhënave të vitit 2016, prodhimi mesatar i naftës në Turqi është rreth 51 mijë fuçi në ditë dhe kjo përbën vetëm 7% të konsumit të naftës në vend. Kjo tregon se Turqia ka nevojë për zbulimin e puseve të reja të naftës. Numri i puseve të naftës të hapura deri më sot në Turqi është rreth 4700. Me hapjen edhe të 65 puseve të tjera të naftës deri në fund të vitit, pritet që të përshpejtohen aktivitetet e kërkimit të naftës në të katërta anët e Turqisë dhe të përjetohen rritje të rëndësishme të prodhimit të naftës.

Një temë tjetër që zuri vend në prezantim ishte sigurimi i përfundimit të një pjese të madhe të projektit gjigand TANAP. Pritshmëria e përfundimit të 94% të TANAP-it, që është hallka më e rëndësishme e Korridorit të Gazit Jugor, që do të përbëjë linjën energjetike të drejtpërdrejtë nga Kaspiku në Evropë, është një lajm shumë i rëndësishëm edhe për Turqinë edhe për Evropën. Në vitin 2018, Turqia duke rritur sasinë e konsumit të brendshëm të gazit natyror të Azerbajxhanit, do të arrijë sigurinë e furnizimit të gazit natyror.   

2020-a është data që tregohet si fillimi i rrjedhjes së TANAP-it për në Evropë, që ka një rëndësi të madhe në rrugën e Turqisë për tu bërë një bazë e sigurimit të energjisë për Evropën. Pas kësaj date, Turqia do të mirëpresë rrjedhjen e gazit natyror me drejtim nga lindja për në perëndim dhe do të arrijë pozicionin e një prej vendeve që i japin drejtim tregtisë së gazit natyror në rajon.

Nga ana tjetër, me punimet që vazhdojnë me tërë shpejtësinë në projektin e linjës së gazit natyror “Rrjedha Turke” e nënshkruar me Rusinë, në kërkimin e tregut të eksportit, ky vend kërkon një rrugë daljeje me qendër Turqinë. Krahas drejtimit të rrjedhjes së gazit natyror nga lindja për në perëndim përforcohet edhe më shumë rëndësia strategjike e Turqisë për sigurimin e furnizimit të Evropës me gazin natyror që vjen nga veriu.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm në lidhje me gazin natyror ka të bëjë me vënin në veprim edhe të 2 Njësive të tjera Lundruese të Depozitimit dhe Ri-gasifikimit (FSRU) të LNG-së (Gaz Natyror i Lëngëzuar) në Gjiret “Hatay Dortyol” dhe “Soros”.  Turqia 15% të importit total të gazit e siguron nga LNG-ja dhe ka kapacitet të depozitojë vetëm 2,7% të saj. Kjo nxjerr në pah nevojën e rritjes së kapacitetit të depozitimit të kësaj energjie. Pikërisht në këtë pikë hyjnë në funksion 2 njësi të depozitimit dhe ri-gazifikimit të LNG-së që pritet të rrisin kapacitetin në 10 miliardë metrakub.

Kurse kur të përfundojnë këto punime kapaciteti i depozitimit të gazit natyror do të arrijë në 20% të nivelit të konsumit vjetor. Kështu që në rast të një defekti që mund të përjetohet në lidhje me gazin natyror, falë gazit natyror të depozituar në terminalet e LNG-së, do të sigurohen rezerva të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Gjithashtu së bashku me terminalet lundruese të LNG-së, pa u varur nga një vend i vetëm, duke marrë LNG nga tregje të ndryshëm, në Turqi do të sigurohet edhe shumëllojshmëria si për burimet ashtu edhe për vendet nga do të blihet. 

 

Së fundmi, në prezantimin ku u qëndrua edhe mbi fazat e caktuara në centralet bërthamore që do të ndërtohen në Akkuyu dhe Sinop, u tregua se edhe në këtë krah të sigurimit të furnizimit të energjisë, janë përjetuar zhvillime të rëndësishme.

Centralet bërthamore kanë mundësinë e zhvillimit të punës 24 orë në ditë dhe nuk ndikohen nga kushtet klimatike dhe meteorologjike dhe janë një nga burimet më të rëndësishme të fuqisë së pandërprerë. Në këtë aspekt, sa më shpejt të vihen në jetë centralet e Akkuyusë dhe Sinopit dhe të punimeve të përcaktimit të vendit për centralin e tretë bërthamor, aq më shpejt Turqia do të sigurojë burim të pandërprerë të energjisë dhe do të afrohet akoma më shpejt në objektivin për tu bërë bazë e energjisë në botë.  

Vlerësimi i prof. dr. Erdal Tanas Karagol



Lajme të ngjashme