Koment - Potenciali aktual në marrëdhëniet Turqi-BE

Marrëdhëniet Turqi-BE, veçanërisht pas krizës së emigrantëve që shpërtheu gjatë vitit 2016, kanë hyrë në një periudhë shumë të trazuar dhe komplekse.

Koment - Potenciali aktual në marrëdhëniet Turqi-BE

Marrëdhëniet Turqi-BE/ Potenciali aktual në marrëdhëniet Turqi-BE

Ashtu siç dihet, marrëdhëniet Turqi-BE, veçanërisht pas krizës së emigrantëve që shpërtheu gjatë vitit 2016, kanë hyrë në një periudhë shumë të trazuar dhe komplekse. Pas kësaj periudhe, si nga aspekti i zhvillimeve të brendshme në vendet e Bashkimit Evropian dhe veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore, si nga aspekti i zhvillimeve të brendshme dhe politikës së jashtme në Turqi, marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian u tensionuan dhe u bënë shkak për shfaqjen e një atmosfere përgjithësisht negative. Pavarësisht se në periudhën në vijim parashikohet se kjo atmosferë nuk do të kalojë dhe ndryshojë  lehtësisht është e mundur që për një periudhë afatshkurtër të përjetohen disa qasje të vakëta (më të buta). Sepse në ditët e fundit, në deklaratat politike të bëra nga disa vendeve anëtare të BE-së, edhe pse nënvizohet kriza ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, del në shesh se nuk mendohet të këpusin tërësisht lidhjet. Në këtë kuadër tërheq vëmendjen veçanërisht deklarata e Kancelares  gjermane Angela Merkel e bërë pas zgjedhjeve në Gjermani.

Por në periudhë të mesme dhe afatgjatë del përpara mundësia e fuqishme e potencialit për daljen në shesh të krizave të reja dhe thellimit të krizave ndërmjet dy palëve (Turqi-BE). Arsyeja themelore për këtë është rritja e vazhdueshme e ksenofobisë në Evropë, përhapja e islamofobisë dhe faktorë të tjerë të ngjashëm. Veçanërisht kur bëhet fjalë për kriza të tilla, politikanët evropianë abuzojnë dhe gjatë procese zgjedhore ne jemi bërë dëshmitarë të rezultateve të rrezikshme që shkaktojnë këto abuzime. Shembulli i fundit ishin zgjedhjet e zhvilluara në Austri. Ndërkohë që në vend të parë doli partia OVP që fitoi vota me qëndrimin kundër islamit, partia FPO, që njihet për qëndrimin kundër emigrantëve, u radhit menjëherë e dyta pas OVP-së. Edhe në zgjedhjet në Gjermani, partia AFD ekstremiste e djathtë që njihet për qëndrimin opozitar ndaj refugjatëve, pas gjysmë shekulli zuri vend në Kuvendin Gjerman.

 

Si shtytëse të krizës ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian në kohët e fundit mund ta analizojmë si pika e fillimit të krizës së refugjatëve, që u shfaq në vitin 2016. Në lidhje me emigrimin e çrregullt, që ndikoi thellë Evropën, Bashkimi Evropian përfitoi në mënyrë të gjerë nga marrëveshja e arritur me Turqinë në 18 mars 2016, por në shkëmbim nuk plotësoi premtimet që i bëri Turqisë.

BE nuk plotësoi as fjalën e dhënë për liberalizimin e vizave me Turqinë dhe as ndihmat ekonomike për refugjatët. Përsëri vitin e kaluar është siguruar rishikimi i Marrëveshjes së Unionit Doganor që është marrë në agjendë mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst Turqia nuk është përfshirë në Marrëveshjen e Tregtisë së lirë dhe ndikohet negativisht në tregti. Në këtë mënyrë zbatohet kuotë ndaj transportit tokësor të Turqisë dhe pengohet lëvizja e lirë e mallrave turke. Kjo gjendje, në ekuilibrin e tregtisë, ndikon pozitivisht për Bashkimin Evropian por përbën një gjendje negative për Turqinë.

Si shtesë ndaj kësaj, në datën 24 nëntor 2016, për herë të parë në histori,  Parlamenti Evropian mori në rendin e ditës çështjen e “ngrirjes” së procesit ntë negociatave që zbaton me një vend kandidat. Parlamenti Evropian, duke parashtruar disa arsye politike dhe ekonomike, propozoi “ngrirjen” e përkohshme të negociatave të anëtarësimit me Turqinë. Por kjo kërkesë, për shkak se nuk u miratua nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk ka asnjë lloj obligimi. Ky propozim mban vetëm cilësinë e një mesazhi për përfaqësuesit e vendeve anëtare në Union. Kjo temë është planifikuar të bisedohet në Samitin e Bashkimit Evropian. 

Si përfundim, duke u marrë parasysh deklaratat e bëra nga shumë përfaqësues të vendeve të BE-së me në krye Kancelaren gjermane Angela Merkel, Bashkimi Evropian nuk dëshiron thellimin edhe më shumë të krizës aktuale me Turqinë.

Ashtu siç bëri të ditur edhe anëtari i Komisionit Evropian, Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn, në fjalimin e mbajtur në  mbledhjen e Parlamentit Evropian në datën 13 shtator në Strazburg: “Turqia është një partner kyç i Bashkimit Evropian në një rajon strategjik. Ne jemi partnerë, një partneritet i vështirë por me bashkëpunim në shumë tema thelbësore”. Si rrjedhojë, ndërmjet Ankarasë dhe Brukselit, nga njëra anë ekziston një potencial i madh bashkëpunimi, ndërsa në anën tjetër ekziston një përplasje e rrezikshme. Nuk është e domosdoshme që të dyja palët të jenë dakord në çdo temë. Por duket qartë, që vazhdimi i bashkëpunimit në tema me konsensus dhe lënia mënjanë kohës për temat që nuk arrihet marrëveshje, është në interes të të dyja palëve. 

Vlerësim i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin



Lajme të ngjashme