Koment – Roli i punësimit të gruas në rritjen ekonomike të vendit

Në 15 vitet e fundit në Turqi është përjetuar një rritje e rëndësishme në punësimin e gruas.

Koment – Roli i punësimit të gruas në rritjen ekonomike të vendit

Ekonomia Botërore – Roli i punësimit të gruas në rritjen ekonomike të vendit

Duke shqyrtuar të dhënat e vitit të fundit duhet të nënvizojmë se, ndërkohë që disa vende të Bashkimit Evropian kanë pasur humbje në punësim, në Turqi është përjetuar rritje në punësim në shifra të rëndësishme. Deri në periudhën e muajit korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati një rritje prej 1 milionë e 122 mijë punëtorë. Rritja ekonomike do të vihet re në mënyrë të qartë qoftë nga krijimi i vendeve të reja të punës, qoftë nga rritja e kapacitetit të punësimit. Veçanërisht rritja ekonomike prej 5,2% dhe 5,1% e regjistruar në 2 çerekët e parë të vitit 2017 ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e shifrave të punësimit.

Sigurisht që krahas kësaj është shumë e rëndësishme që të ruhet performanca e kësaj rritje ekonomike dhe të vazhdohet edhe në periudhën dhe vitet në vijim. Ndërkohë nuk duhet harruar se një politikë efektive e punësimit mund të përshpejtojë rritjen ekonomike. Sepse një nga rrugët më ndikuese të përshpejtimit të rritjes ekonomike është përdorimi i plotë i potencialit të fuqisë punëtore.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve pozitive në rritjen e punësimit, statistikat e fuqisë punëtore të deklaruara ditë më parë, tregojnë se përqindja e papunësisë vazhdon të jetë me dy shifra. Në muajin korrik të vitit 2017, përqindja e papunësisë u deklarua të jetë 10,7%. Ulja e këtyre shifrave në një numër me shifër të vetme dhe rruga për të gjetur zgjidhje për problemin e papunësisë kalon nga strategjitë e punësimit që do të vihen në zbatim hap pas hapi.

Në strategjinë që do të krijohet për zgjidhjen e problemit të papunësisë, hapi i parë duhet të jetë përcaktimi i popullsisë që do të synohet për lehtësimin e zgjidhjes së problemit. Në këtë pikë,  po të shqyrtojmë gruan si fuqi punëtore, për të ulur nivelin e papunësisë tek gratë duhet të hidhen hapa për rritjen e punësimit të tyre.

Në 15 vitet e fundit në Turqi është përjetuar një rritje e rëndësishme në punësimin e gruas. Ndërkohë që në vitin 2002, përqindja e punësimit të gruas në grupmoshën mbi 15 vjeç, ishte 25,3%, sipas statistikave të muajit korrik 2017, kjo përqindje është rritur në 29,3%. Përsëri sipas të dhënave të muajit korrik, ndërkohë që punësimi i grave të grupmoshës 15-64 vjeç është regjistruar 32,6%, kjo shifër është pothuajse dyfish tek meshkujt duke u regjistruar 72,3%.

 

Pavarësisht rritjes së numrit të punësimit të grave në vitet e fundit, niveli i grave të punësuara vazhdon të jetë i ulët. Rruga më efektive dhe produktive e rritjes së punësimit të gruas është përcaktimi i çështjeve se përse ato nuk mund të hyjnë në tregun e punës dhe cilat janë pengesat me të cilat ato përballen? Një tjetër çështje që duhet të studiohet është se përse gratë tërhiqen nga tregu i punës? Një nga arsyet më të rëndësishme të vështirësisë që përjetojnë gratë mund të tregohet mos qasja e plotë e raportit familje-punë. Për këtë dhe shumë arsye të tjera që burojnë nga kjo, gratë detyrohen të largohen nga tregu i punës dhe përjetohet një rënie e punësimit që mund të vihet re lehtësisht.

Një nga zbatimet më të rëndësishme, që mund të bëhet për të rritur punësimin e gruas, është që në kuadër të politikave të harmonizimit të jetës familje-punë, të përhapen më shumë dhe të ketë qasje më të lehtë të shërbimeve të çerdheve dhe kopshteve. Në vendet që përjetohet punësimi më i lartë i gruas vihet re se është ndjekur kjo strategji.  

Për shembull; në vendet e Evropës si Franca dhe Anglia në vartësi të rritjes së nivelit të frekuentimit të kopshteve nga fëmijët e moshave 3-5 vjeç është përcaktuar se ka pasur një rritje të rëndësishme të përfshirjes së gruas në fuqinë punëtore. Për të pasur një punësim të lartë të gruas është e domosdoshme që të ketë përhapje të gjerë të shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve.

Është e nevojshme që të rritet roli i gruas në tregun e fuqisë punëtore dhe që ato të dalin nga pozicioni i vetëm konsumatorit  duke lehtësuar qasjen e tyre në kushte për përfshirje në prodhim.

Si përfundim një nga rrugët më efektive dhe thelbësore për të përdorur potencialin e fuqisë punëtore në Turqi në mënyrën më produktive është rritja e punësimit të gruas që gjendet nën këtë potencial. Në këtë kuadër, për zgjidhjen e problemeve aktuale, mund të përgatitet dokumenti i strategjisë së punësimit të gruas. Kështu që me një hartë rrugore për të rritur punësimin e gruas mund të arrihet në rezultat në mënyrë më të shpejt dhe më efektive.

Vlerësimi i prof. dr. Erdal Tanas Karagol nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit” në Ankara.



Lajme të ngjashme