Koment – Idlibi pas procesit të Astana-s dhe strategjia e Turqisë

Në krye të agjendës së bisedimeve të Astana-s, që përfunduan në 15 shtator, ishte Idlibi.

Koment – Idlibi pas procesit të Astana-s dhe strategjia e Turqisë

Lindja e Mesme nga Këndvështrimi i Turqisë- Idlibi pas procesit të Astana-s dhe strategjia e Turqisë

Në bisedimet e Astana-s, që arritën rezultat dhe përfunduan në 15 shtator u qartësua edhe më shumë bashkëpunimi në lidhje me sigurimin e rajonit jokonflitual. Rajonet jokonfliktuale përfshijnë 4 zona në Siri. Por në këtë mbledhje të Astana-s në qendër ishte Idlibi. Në krahasim me rajonet e tjera, në Idlib ka më shumë grupe dhe ekuilibrat ndërmjet tyre janë shumë të ndjeshme. Për këtë arsye procesi jokonfliktual përmban edhe rrezikun e prodhimit të një konflikti të ri. 

Në këtë mbledhje Turqia, Rusia dhe Irani ranë dakord për kufijtë e rajonit jokonfliktual dhe se kush do ti mbrojë këto kufij. Me aq sa u pasqyrua në media, nga 500 ushtarë të këtyre tre vendeve do të vendosen në pikat e kontrollit që do të formohen mbi linjën pa përleshje dhe do të kontrollojnë armëpushimin. Por kjo nismë mund të mos jetë e mjaftueshme për të luftuar e vetme me Grupin Tahrir al-Sham HTS (Hay'at Tahrir al-Sham). Në të vërtetë në fazë të parë nuk parashikohet lufta direkt me HTS. Tani për tani planifikohet vendosja në frontet e jashtme të rajoneve jokonfliktuale dhe kufizimi i HTS-së. Në Idlib dhe rrethinat e këtij qyteti Rusia, Turqia dhe Irani planifikojnë të sigurojë dhe mbrojë ambientin jokonfliktual. Kjo gjendje, nga aspekti i Turqisë, përmban rreziqe serioze. Pasi në një pjesë të rajoneve ku Turqia do të dërgojë ushtarë për të koordinuar procesin e rajonit pa përleshje, HTS është shumë i fuqishëm. Faktikisht hyrja e Turqisë në rajon për të përforcuar ekzistencën e Ushtrisë së Lirë Siriane pritej prej shumë kohësh. Për këtë arsye, pas dërgimit të ushtarëve turq në rajon, mundësia që në fillim të përjetohen përleshje ndërmjet Ushtrisë së Lirë Siriane me HTS-në dhe pastaj ndërmjet ushtrisë turke dhe HTS-së, është shumë e lartë.  Këtë e konfirmojnë edhe përgatitjet ushtarake të palëve. 

Turqia zbaton një strategji të shumanshme në luftën kundër grupeve radikale në Idlib. Krahu i parë i kësaj strategjie është dobësimi në vetvete i HTS-së që është një strukturë çati e formuar nën udhëheqjen e Frontit Nusra. Në këtë kuadër bëhen përpjekje që disa grupe të ndahen nga struktura Tahrir al-Sham. Si rrjedhojë e përpjekjeve të dendura të Turqisë kanë filluar shkëputjet prej saj.

Kurse në krahun e dytë të strategjisë së Idlibit qëndron bashkimi dhe përforcimi i opozitës së moderuar. Në këtë kuadër grupet e shpërndara në Idlib përpiqen që të mblidhen nën një çati të vetme. Me mbështetjen e Turqisë, një pjesë e madhe e fuqive të Ushtrisë së Lirë Siriane në Idlib, arritën me sukses të bashkohen. Kjo strukturë e re do të përbëjë një ekuilibër të mundshëm kundrejt HTS-së sesa kundrejt regjimit sirian. 

 

Synimet themelore të procesit të Astanas janë si më poshtë:

1. Veçimi në mënyrë të qartë të grupeve radikalëve dhe grupeve të moderuara të armatosura 2. Eliminimi i radikalëve 3. Sigurimi në fillim i armëpushimit ndërmjet regjimit dhe opozitarëve të moderuar dhe arritja më pas e zgjidhjes politike. 

Një nga problemet më të mëdha për vënien në jetë të këtij plani është Idlibi. Sepse është një hapësirë e gjerë gjeografike që kontrollohet si një e tërë nga opozitarët dhe Fronti Nusra është opozita më e fuqishme e armatosur në këtë hapësirë. Kundrejt kësaj, disa nga grupet në Idlib janë një pjesë e procesit të Astanas. Si rrjedhojë nuk është e mundur që në Idlib të bëhet një luftë e përgjithshme. Për këtë arsye në Idlib duhen diferencuar grupet radikale dhe ato të moderuara. Nëse Turqia nuk merr iniciativë, atëherë ndikimin madje kontrollin në Idlib mund ta marrin fuqitë e jashtme të rajonit ose aktorë që mund të përbëjnë kërcënim për Turqinë. Për këtë arsye për Turqinë është bërë e detyrueshme që të bëjë një lëvizje proaktive në Idlib. 

Në procesin e ardhshëm, brenda një kohe të shkurtër, Turqia mund ta gjejë veten brenda përleshjeve të thella në Idlib. Këto përleshje, për shkak të kushteve gjeografike dhe stinore, mund të bëjnë që operacioni Mburoja e Eufratit të zgjasë më shumë. Për këtë arsye, dislokimi i ushtrisë turke në Idlib, mund të krijojë tërheqjen e Turqisë në ambientin e përleshjeve. Operacioni që pritet të prodhojë një rajon jokonfliktual për Idlibin, mund ta lejë Turqinë ballë për ballë me një problem të ri përtej kufirit. Nëse Turqia përballon rrezikun e përleshjeve dhe siguron sukses ushtarak mund të krijojë një rajon të ngjashëm dhe të sigurt si Mburoja e Eufratit në Idlib ku faktikisht zotëron influencë. Dhe kjo si rrjedhojë do të fuqizojë dorën e Turqisë në Siri. Kështu që Turqia do të përfitojë rastin për të zbritur në minimum rreziqet me në qendër Idlibin. Krahas kësaj, Turqia, që ka zhvilluar bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin në Siri dhe ka përmbushur përgjegjësitë e saj, mund të hapë rrugën për marrjen e disa koncesioneve në luftën kundër PKK/YPG. Në këtë aspekt, mundësia e parë që të vjen në mendje është ekzistenca ushtarake e Rusisë në rajonin e Afrinit. Pas Idlibit nuk është surprizë që Turqia të fillojë një operacion në Afrin, që është nën kontrollin e një organizate tjetër terroriste PKK/YPG.

Vlerësimi i akademikut Cemil Dogaç Ipek nga Fakultetit i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Ataturk     



Lajme të ngjashme