Koment - Zhvillimet në Idlib shkojnë drejt udhëkryqit

Përleshjet që vazhdojnë për një kohë të gjatë në Idlib dhe deklaratat e disa aktorëve që janë palë në krizën siriane, bënë që të gjitha sytë të kthehen nga Idlibi.

Koment - Zhvillimet në Idlib shkojnë drejt udhëkryqit

Zhvillimet në Idlib shkojnë drejt udhëkryqit

Përleshjet e jetuara mes grupeve opozitare në Idlib, lajmet se Turqia do të dërgoj ushtarë në këtë vend dhe deklaratat e bëra nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëjnë që të gjitha sytë të kthehen nga ky qytet. Përleshjet mes grupeve opozitare në Idlib, të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë, kanë tre arsye: E para është se cili grup i opozitarëve sirianë do të marr administrimin e qytetit, që është edhe kalaja e fundit e opozitarëve. E dyta është perceptimi si kërcënim ndaj njëri-tjetrit mes grupeve opozitare, dukuri kjo e shfaqur me procesin e Astanës dhe e treta është administrimi me burime të dobëta të të ardhurave, gjë që është bërë jetike për shkak të uljes së ndihmave të bëra nga jashtë.

Procesi i Astanës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Idlibin. Prej janarit e këtej në Idlib ndodhet një strukturim tresh. Komiteti i Shpëtimit të Damaskut, i cili u nda nga Al-Nusra, Ahraru sh-Sham dhe Ushtria e Lirë Siriane e ristrukturuar. Komiteti i Shpëtimit të Damaskut dhe Ahraru sh-Sham kanë qenë aktorë të fuqishëm në këtë rajon. Përveç këtyre dy grupeve ndodhet edhe Ushtria e Lirë Siriane që ndodhet në krye të grupeve pjesëmarrëse në bisedimet e Astanës dhe të cilës i janë bashkuar edhe grupe të reja. Edhe pse Ushtria e Lirë Siriane është më e dobët për nga numri në krahasim me të tjerët, ajo përkrahet nga Turqia dhe disa fuqi tjera rajonale. Objektivi i Ushtrisë së Lirë Siriane, e cila llogaritet si njëra prej gur themeleve të “Projektit të Ushtrisë Kombëtare” të formuar nga opozitarët, është shkatërrimi i strukturimit të Al-Kaedës në Idlib. Ky objektiv është i rëndësisë së veçantë edhe për Turqinë. Sepse në qoftë se Komiteti i Shpëtimit të Damaskut merr nën kontroll të plotë Idlibin, atëherë ky formacioni, i cili është i lidhur me Al-Kaedën, do të bëhet fuqi e vetme në kufirin e Turqisë me Idlibin. Kjo do të mund të kërcënoj politikat e Turqisë ndaj Sirisë dhe sigurinë e brendshme të saj.

Edhe deklarata e Përfaqësuesit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër DAESH-it, Brett McGurk, e bërë në lidhje me Idlibin është shumë e rëndësishme nga ky aspekt. Sipas McGurk, Idlibi është kthyer në strehimore të Al-Kaedës dhe ShBA-të janë të përqendruar në këtë drejtim. Kjo deklaratë tregon se Idlibi do të mund të jetë objektivi i një operacioni të ri. Skenari i parë që bie në mend në këtë pikë është zbatimi i formulës së Rakka-s ndaj Idlib-it nga ana e ShBA-së. Pra, ndërmarrja e një operacioni së bashku me PKK/YPG-në. Ky skenarë do ta mbyllte rrugën e Turqisë për në Afrin, do ta zgjeroj fushëveprimin e YPG-së dhe do të transferoj ndikimin e ShBA-së në këtë zonë të Sirisë. Në qoftë se ShBA-ja me PKK/PYD ndërmerr një operacion të tillë atëherë qëllimet kryesore do të jenë këto: Shpërbërja e brezit të sigurisë, të cilin Turqia përpiqet për ta formuar përgjatë kufirit të saj, pengimi i strukturimit të fort të opozitarëve të moderuar në perëndim të lumit Eufrat, shqetësimi i bazës ushtarake ruse në Humeymim dhe zhbllokimi i YPG-së në Afrin. Ky operacion është i papranueshëm nga ana e Turqisë dhe Rusisë.

 

Një dimension tjetër i çështjes së Idlibit ka të bëjë edhe me krizën e Gjirit. Arabia Saudite dhe aleatët e saj, të cilët kanë vendosur një rrethim ndaj Katarit, planifikojnë ta ngushtoj fushën e ndikimit të këtij vendi në Siri. Dihet se thirrjet e bëra nga emrat e shquar të Komitetit për Shpëtimin e Damaskut në audio regjistrime kanë hyrë në rendin e ditës dhe janë bërë temë e retorikave të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin kishte deklaruar se trupat turke dhe ruse do të mund të dislokohen në Idlib. Edhe më herët ishte marr vendim për dislokimin e trupave të huaja në zonat jokonfliktuale në Siri. Dihet se Rusia prej kohësh ka vendosur kusht luftën e ashpër ndaj formacioneve pro Al-Kaedës në Idlib.

Bashkëpunimi mes Turqisë dhe Rusisë dhe ruajtja e iniciativave të dala me zonat jokonfliktuale janë të rëndësishme në kontekstin e masave që duhen të merren ndaj krizës së Idlibit që afron. Këtu grupet e moderuara opozitare, të përkrahura nga Turqia, kanë një përgjegjësi të madhe.

Operacionet e Mburojës së Eufratit, të ndërmarra nga ana e Turqisë ndaj organizatave terroriste në rajon me në krye organizatën terroriste DAESH, sollën rezultate shumë të rëndësishme. Me këto operacione Turqia ndërpreu korridorin e PKK/YPG-së që shtrihej përgjatë kufirit dhe vendosi opozitarët e moderuar. Në perëndimi të lumit Eufrat përreth Menbixhit u morën nën kontroll zona të rëndësishme dhe u vendos siguria e kufirit. Turqia me operacionin që pritet të ndërmerret në Afrin, do të shkëput lidhjen e regjimit të Esadit me Afrinin, që është pika e skajshme e këtij korridori në zonën e kontrolluar nga ShBA-ja dhe PKK/YPG-ja. Në qoftë se Turqia dhe opozitarët e moderuar vendosin kontrollin e plotë në Idlib, do të mund të pengohen ëndrrat e PKK/YPG-së për korridor, planet për nxjerrjen e Turqisë nga Siria dhe përpjekjet për shkëputjen e lidhjeve të Turqisë me botën arabe.                 

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme