Koment - Marrëdhëniet Turqi-Libi, rreziqet dhe shanset

Prej fillimit të Revolucionit të Libisë në vitin 2011 kanë kaluar 6 vjet, mirëpo kriza në këtë vend vazhdon ende.

Koment - Marrëdhëniet Turqi-Libi, rreziqet dhe shanset

Marrëdhëniet Turqi-Libi, rreziqet dhe shanset

Libia, prej shekullit të 9-të e këtej, është një vend ku jetuan, administruan dhe për të cilin treguan interesim të madh turqit. Prania e turqve në këtë rajon fillon me fisin Tolunogullari që sunduan mes viteve 868-905 dhe vazhdon me fiset, Ihsidli të cilët ishin të pranishëm në këto troje mes viteve 935-969, Eyyubi mes viteve 1171-1250, Memlukët (1260-1517) dhe me Osmanlinjtë deri në vitin 1912. Libia, e cila ka qenë vendi që mbeti nën sovranitetin e Osmanlinjve për një kohë të gjatë në këtë rajon, u mbrojt me të gjitha forcat nga këta të fundit deri në dorëzimin e saj nën sovranitetin e Italisë me anë të Traktatit të firmosur në qytetin Ouchy të Zvicrës në vitin 1912. Ndërkaq lidhjet e turqve me Libinë nuk u shkëputën edhe pas këtij viti. Këto lidhje, të cilat u gjallëruan me fitoren e pavarësisë së Libisë, prej viteve të 70-ta u zhvilluan edhe më shumë me vendosjen e marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore me dy vendeve.

“Pranvera Arabe” ishte shkatërruese për Libinë, në të cilën pas këtij revolucioni doli në pah një udhëheqje multipolare. Republika e Turqisë, ka shfaqur një qëndrim miqësorë ndaj Libisë dhe libianëve qoftë gjatë revolucionit, qoftë pas tij. Në qershor të vitit 2011 Turqia njohu si përfaqësues legjitim të Libisë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit. Ajo i dha përkrahje Libisë në ristrukturim, mirëpo me tentativën e grusht shtetit, të ndërmarr nga Halife Haftar në muajt shkurt-maj të vitit 2014, politika e Libisë hyri në një periudhë të ndryshme ku përdoret dhuna. Sot forcat e armatosura të udhëhequra nga Haftar administrojnë me pjesën lindore të Libisë. Ndërkaq zonat perëndimore dhe jugore administrohen nga grupet e armatosura të pavarura. Aktualisht në Libi tre kuvende dhe qeveri pretendojnë legjitimitetin e tyre. Turqia qëndron larg nga të qenit palë e prfshirë në këtë krizë, ndërsa këshillon ndalimin e konflikteve të brendshme në bazë të konsensusit kombëtar dhe nevojën për vënien në jetë të procesit politik. Turqia përkrahë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha palëve të formuar me iniciativën e Kombeve të Bashkuara për ti dhënë fund strukturës së copëtuar. Mirëpo përkrahja rajonale dhe ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar deri më sot nuk arriti në nivel të duhur që do të mundësoj tejkalimin e këtyre problemeve.

Halife Haftar, i cili mes viteve 2012-2013 nuk pati sukses të bëhet një aktor vendimtar politik, arriti që gjatë këtij procesi të marr përkrahjen e disa aktorëve rajonale dhe ndërkombëtar. Me këtë përkrahje Haftar duke e imituar administrimin ushtarak të Egjiptit, vendosi një administrim të tillë në lindje të Libisë. Në këtë rast kjo shkaktoi një bllokim serioz dhe vonon procesin e ristrukturimit të Libisë. Ndërkaq edhe marrëdhëniet Turqi-Libi ndikohen nga kjo krizë e cila ngushton edhe mundësitë e bashkëpunimit. Në këtë kontekst jetohen probleme serioze në qasjen tek aktorët e nevojshëm për koordinim dhe bashkëpunim, në regjimin e vizave, në kthimin e kompanive turke në Libi, në transferimin e parave mes Turqisë dhe Libisë dhe në bashkëpunim tregtar. Ndërkaq pothuajse të gjithë aktorët rajonal dhe ndërkombëtar ballafaqohen me probleme të ngjashme në këtë vend.

Çavusoglu: Mbështesim një zgjidhje gjithpërfshirëse në Libi | TRT Shqip

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşolu tha se gjendja në Libi nuk është konstante dhe se mbështet një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

Turqia ka marrëdhënie rrënjësore me popullin e Libisë. Për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore mes dy vendeve Turqia i kushton rëndësi të madhe sigurisë dhe mirëqenies së popullit libian. Pas revolucionit të vitit 2011 Turqia e njohu si përfaqësues të vetëm Këshillin Kombëtar të Tranzicionit dhe u bë vendi i parë, i cili më 2 shtator 2011 emëroi ambasadorë në Tripoli. Krahas disa problemeve që jetohen herë pas here mes dy vendeve, marrëdhëniet Turqi-Libi me një të kaluar mijëvjeçare premton perspektiva serioze edhe për të ardhmen.

Duke i marr parasysh të gjitha problemet aktuale Turqia, me qëllim të kontributit në zgjidhje të krizës në Libi, do të mund të hedh hapa në ristrukturimin e institucioneve shtetërore pa pritur që kriza në këtë vend të përfundoj. Një delegacion turk i përbërë prej ekspertëve të administratës publike mund të zhvilloj projekte në lidhje me rindërtimin e shtetit të Libisë. Këtu mund të nxirret një hartë rrugore në lidhje me këtë çështje, sepse në këtë rajon jetohet një proces serioz i ristrukturimit dhe Libia ka nevojë më së shumti për përkrahje gjatë këtij procesi. Kontributet e veçanta që do ti ofroj Turqia për Libinë do të paraqesin një model për tërë rajonin.

Duket se Turqia do të vazhdoj të kontribuoj në drejtim të hedhjes së hapave për vendosjen e paqes dhe konsensusit në traktatin politik të Libisë dhe do të vazhdojnë të përkrahë fuqimisht tërësinë territoriale dhe unitetin kombëtar të Libisë. Mundësitë për formimin e një qeverie unitare në Libi dhe vendosja e sigurisë, rivendosja e stabilitetit, rritja e të ardhurave nga nafta dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike mes Turqisë dhe Libisë janë shumë të forta. Turqia në Libi do të jetë një aktor i rëndësishëm ashtu siç ka qenë në të kaluarën, mirëpo nëse merren parasysh zhvillimet aktuale duket se kjo nuk do të ndodhë brenda një kohe të shkurtë por në një afat të mesëm.    

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme