Koment - Raundi i 4-t i bisedimeve të Astanës dhe e ardhmja e krizës së Sirisë

Kryeqyteti Astanë i Kazakistanit mirpriti raundin e 4-t të bisedimeve për zgjidhjen e krizës së Sirisë.

Koment - Raundi i 4-t i bisedimeve të Astanës dhe e ardhmja e krizës së Sirisë

Raundi i 4-t i bisedimeve të Astanës dhe e ardhmja e Sirisë

Drama njerëzore në Siri vazhdon për 6 vjet me radhë. Deri më sot kanë humbu jetën mbi gjysmë milioni njerëz. Pjesa më e madhe e viktimave janë civilët, të cilët humbën jetën si pasojë e bombardimeve të regjimit të Esadit. Ndërkaq bisedimet në Astanë, të filluara me iniciativën e Turqisë, Rusisë dhe Iranit vazhdojnë me qëllim të dhënies fund luftës civile në Siri.

Bisedat telefonike Trump-Putin, Erdogan-Putin dhe raundi i 4-të i bisedimeve të Astanës bënë që sytë e botës sërish të kthehen nga kriza e Sirisë. Qëllimi kryesor i procesit të Astanës prej fillimit të tij në vitin 2016 e këtej është fillimi i procesit politik për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Ndërkaq faza e parë e kësaj ishte ndalimi i luftimeve. U bënë përpjekje për formimin e një mekanizmi konkret me qëllim që luftimet të ndalen për 5 muaj. Bisedimet e Astanës, të cilat u filluan në cilësinë e bisedimeve plotësuese të atyre të Gjenevës që organizohen për ti dhënë fund luftimeve në Siri, deri më tani nuk dhanë rezultate konkrete. Me qëllim që kësaj radhe të arrihet në rezultate konkrete para disa ditëve u mbajt edhe raundi i 4-t i bisedimeve të Astanës.

Pas raundit të 4-t të bisedimeve të Astanës, Turqia, Rusia dhe Irani, si vende garantuese, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi. Sipas kësaj në Siri do të formohen “zona me tension të reduktuar” në prefekturën e Idlibit dhe në disa zona të prefekturave fqinje, gjegjësisht në Latakija, Halep dhe Hama, disa pjesë të caktuara të prefekturës së Humusit, zonën e Gutës Lindore dhe zona të caktuara në jug të Sirisë si Deraa dhe Kuneytra. Formimi i zonave me tension të reduktuar dhe të sigurisë është një zbatim i përkohshëm. Kohëzgjatja fillestare e këtij zbatimi do të jetë 6 muaj, ndërsa afati mund të zgjatet me vota unanime të vendeve garantuese.

 

Astana - Arrihet marrëveshja për krijimin e zonave të sigurta në Siri | TRT Shqip

Në raundin e katërt të bisedimeve të paqes në Siri, mbajtur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e zonave të sigurta në Siri.

Sipas kësaj marrëveshjeje, në zonat me tension të reduktuar palët në konflikt, gjegjësisht regjimi i Esadit dhe grupet e moderuara opozitare të cilat morë/do të marrin pjesë në bisedimet e Astanës, do të ndalin përdorimin e çdo lloj arme përfshirë edhe mjetet ajrore dhe do të sigurohet dërgimi urgjent dhe i pandërprerë i ndihmave humanitare. Do të hidhen hapat në drejtim të vendosjes së shërbimeve të infrastrukturës me në krye të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Do të krijohen kushtet për dërgimin e ndihma mjekësore dhe të nevojave themelore civilëve dhe për kthimin e të shpërngulurve brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq në zonat me tension të reduktuar do të formohen pikat e kontrollit me qëllim të qarkullimit të lirë të civilëve të paarmatosur, dërgimin e ndihmave humanitare dhe lehtësimin e aktiviteteve ekonomike. Ndërsa për të siguruar zbatimin e armëpushimit do të formohen edhe pikat e monitorimit. Kontrolli dhe funksionimi i pikave të monitorimit si dhe administrimi i zonave të sigurisë do të bëhet nga ana e vendeve garantuese. Në qoftë se është e nevojshme dhe në qoftë se arrihet në marrëveshje mes vendeve garantuese do të mund të përcaktohet edhe pala e tretë.

Sipas marrëveshjes përgjatë kufijve të zonave me tension të reduktuar do të formohen zonat e sigurisë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të përleshjeve ushtarake mes palëve. Vendet garantuese do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar respektimin e armëpushimit nga ana e palëve në konflikt. Brenda dy javëve pas nënshkrimit të marrëveshjes vendet garantuese do të formojnë një grup pune për të përcaktuar detajet e kësaj marrëveshjeje. Detajet janë të rëndësishme për shkak se ende nuk është përcaktuar një mekanizëm se si do të vendoset armëpushimi në këto zona dhe se si do të ruhet stabiliteti pas përfundimit të luftimeve. Gjatë mbledhjeve ndërkombëtare mbi Sirinë që do të organizohen në Astanë ky grup i përbashkët i punës do të përgatis raporte në lidhje me punimet e kryera. Synohet që pas arritjes së këtyre objektivave dhe me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të zonave me tension të reduktuar të arrihet edhe në një konsensus politik. Prandaj ky plan nuk është zgjidhje e problemit në Siri, mirëpo në qoftë se arrin sukses do të jetë një rrugë e rëndësishme që çon drejt zgjidhjes së problemit në këtë vend.

Pas takimit Erdogan-Putin është kaluar në një fazë të re gjatë bisedimeve të Astanës. Këto bisedime tani zhvillohen rreth një koncepti të ri e ai është “zonat me tension të reduktuar”. Ndërkaq për Turqinë këto zona paraqesin një hap drejt propozimit për vendosjen e “zonave të sigurisë” dhe nëse kjo arrin sukses atëherë do të hidhet një hap i rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes së problemit të Sirisë. Që marrëveshja të ketë sukses është e nevojshme që vendet garantuese të mbajnë nën kontroll grupet mbi të cilat kanë ndikim dhe ti orientojnë në përputhje me planin. Posaçërisht është thelbësore që Rusia të bind regjimin e Esadit të ndalë sulmet ajrore ndaj civilëve dhe grupet paramilitare të Iranit të respektojnë armëpushimin. Ndërkaq Turqia ndodhet në një pikë kyçe për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Për të parë të plotë këtë fotografi duhet të presim takimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe rezultatet që do të dalin nga ky takim.  

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme