Bota e re - 3

Lufta e Çanakalasë e zhvilluar në vitin 1915 është fillimi i ringjalljes dhe ekzistencës së turqve.

Bota e re - 3

Bota e re - 3

Lufta e Çanakalasë e zhvilluar në vitin 1915 është fillimi i ringjalljes dhe ekzistencës së turqve. Këtë luftë, e cila emërohet sipas qytezës Gelibolu, që ka qenë vendi i zbarkimit të vendeve perëndimore, Anglisë dhe aleatëve të saj, turqit e quajnë Lufta e Çanakalasë.

Sepse pushtuesit imperialist me zbarkimin në Gelibolu ose Galipoli siç e quajnë perëndimorët, deshën ta pushtojnë shtetin turk. Pasi që Lufta e Çanakalasë është lufta e ringjalljes dhe rilindjes së turqve, këto troje ku u zhvillua kjo luftë çdo vit në muajin mars vizitohen nga miliona turq dhe mbajnë të gjalla dhimbjet. Vizitë përveç të qenit një vizitë përkujtimi të dëshmorëve, ajo kryhet me qëllim të mbajtjes gjallë të vetëdijes dhe shpirtit kundër imperializmit dhe kolonializmit. Për çdo vit duke filluar nga data 15 mars mund të vizitoni vendet ku u zhvillua kjo luftë dhe të ndiqni ceremoninë emocionuese të ringjalljes.

Turqit kanë ndërtuar me përkushtim monumente dhe varret e ushtarëve imperialist të cilët kishin ardhur për të pushtuar territoret e tyre. Në ceremoninë përkujtimore, që organizohet çdo vit dhe ku marrin pjesë me miliona turq, nuk ndodh ndonjë incident i dëmtimit të varreve të ushtarëve të forcave imperialiste. Turqit këtyre varreve i qasen me respekt ashtu sikurse ndaj varreve të dëshmorëve të tyre. Kur kalojnë pranë varreve të ushtarëve anglez, australian dhe të Zelandës së Re, ata tregojnë respektin e duhur, ndërsa i shikojnë si mysafirë të përhershëm në tokat e tyre.

Ditëve që lamë pas një tregim i luftës zuri vend të gjerë në rendin e ditës së Zelandës së Re. Ngjarja zhvillohet gjatë vitit 1915 në Luftën e Çanakalasë. Ushtari turk, Murat Ali, i cili luftonte me ushtarët anzak, gjatë luftimit në front has në trupin e pajetë të një ushtari anzak dhe nga ky ushtar e merr një pecetë për kujtim. Ushtari turk këtë pecetë, të cilën e mori nga ushtari i vrarë anzak i quajtur George Uren, e përdor për të fshirë plagët e shokut të tij të ngushtë Yusuf Oz, i cili më pas i nënshtrohet plagëve të marra në kokë dhe gjoks dhe bie dëshmor. Pas përfundimit të luftës Murat Ali i dhuron pecetën bashkëshortes së Yusufit për ta ruajtur për kujtim pasi në të ishte gjaku i tij.

Kjo ngjarje, të cilën e zbuloi gazetari Omer Arslan afërsisht 100 vjet pas luftës, shkaktoi jehonë të madhe në Zelandën e Re. Familjarët e ushtarit të vrarë anzak, George Uren u prononcuan për mediat vendore. Mbesa e ushtarit anzak Perry Uren deklaroi se peceta në fjalë është punuar nga nëna e George Uren, ndërsa bëri të ditur se “Gjyshi i saj në vitin 1914 ishte dërguar në Egjipt gjatë Luftës së Parë Botërore. Më pas në vitin 1915 ai shkoi në Galipoli. Gjatë kohës deri sa ishte në Egjipt gjyshja e saj i kishte dërguar një pecetë për ditëlindjen e tij, ndërsa gjyshi e mbante me vete në front”. Perry Uren bëri të ditur se do të vizitojnë familjen Oz në fshatin Haxhipehlivan të Çanakalasë, e cila për 102 vjet kujdeset për pecetën. Nipërit e Yusuf Oz iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese. Ndoshta në historinë tonë të afërt ka edhe drama të tjera të ngjashme si ajo që u jetua gjatë Luftës së Çanakalasë, ndërsa të gjithë turqit janë krenarë me këtë ngjarje të Çanakalasë dhe ngjarje të tjera të ngjashme me këtë.

Ata të cilët shëtisin nëpër botë me pasaportën turke priten me interesim të veçantë në vendet ku kanë qenë ushtarët ose burrështetasit turq. Ky interesim i veçantë fillon që nga kontrolli i pasaportës në kalimin kufitar e deri tek qëndrimi në hotel.

Ky akumulim historik bën që edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të pritet me nderime të larta si nga ana e burrështetasve ashtu edhe nga ana e popullit në Azi, Afrikë apo Ballkan. Presidenti Erdoan gjatë vizitave të tij në vendet e Afrikës pritet me ceremoni të larta protokollare, ndërsa portat për investitorët turq hapen deri në fund. Ai nëpër rrugët e Afrikës pritet me një interesim të madh, ndërsa me zjarrin e pashuar të turqve për drejtësi dhe liri Erdoan u drejtohet afrikanëve duke ju thënë se ata janë të barabartë dhe do të mund të bëhen partner. Për herë të parë në historinë bashkëkohore të Afrikës një “njeri i bardhë” shfaq një qëndrim të tillë ndaj tyre, ndërsa Afrika me këto fjalë rifiton vetëbesimin e saj.

Erdoan, i cili thotë se “Bota është më e madhe se pesë”, deklaroi se fati i Afrikës nuk është “skamja”, por është ajo që pasuron ekonominë perëndimore me minierat e saj, ndërsa këto fjalët e tij shkaktuan jehonë të madhe në rrugët e Afrikës. Afrikanët ushtarët turq të rënë para shumë shekujsh në mbrojtje të këtyre trojeve nga kolonizimi portugez, spanjoll dhe anglez, i shikojnë si varrezat e dëshmorëve të Çanakalasë. Gjatë festave fetare në varrezat turke mund të gjeni me mijëra afrikanë të cilët këndojnë Kuran ose bëjnë lutje.  

Autor: Erdal Simsek



Lajme të ngjashme