Kryeqyteti Abdulhamid, pushton zemrat e teleshikuesve brenda dhe jashtë vendit

Emre Konuk, regjisori i një prej serialeve më të preferuara të Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Kryeqyteti Abdulhamid shprehu kënaqësinë për interesin e treguar jashtë shtetit për këtë serial.

Kryeqyteti Abdulhamid, pushton zemrat e teleshikuesve brenda dhe jashtë vendit

Serialet turke, duke tejkaluar kufijtë, ndiqen me interes të madh jashtë shtetit.

Emre Konuk, regjisori i një prej serialeve më të preferuara të Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Kryeqyteti Abdulhamid shprehu kënaqësinë për interesin e treguar jashtë shtetit për këtë serial.

Ai bëri të ditur se xhirimet janë duke vazhduar shumë mirë dhe shtoi: “Kryeqyteti Abdulhabid, nga aspekti i serialeve historike, për mendimin tim është një projekt i rëndësishëm. Ne shpjegojmë jetën e një personaliteti shumë të rëndësishëm. Sulltan Abdulhamidi është një prej padishahëve më të rëndësishëm të periudhës osmane. Një periudhë e vështirë, periudhat e fundit osmane. Një sulltan që për 33 vjet shtyu shembjen (e shtetit osman) dhe mbase hodhi themelet e Turqisë së sotme. Sigurisht që historinë nuk e mësojmë nga serialet, por seriale të tilla që përfitojnë përsëri vetinë e të lexuarit dhe rritjen e interesit për historinë, tregojmë se ne ia kemi arritur qëllimit”.  

Kurse protagonisti kryesorë i këtij seriali, Bylent Inall (Bülent İnal) bëri të ditur se së fundmi kishin shkuar për një festival filmi në Doha, kryeqytetin e Katarit.

“Kishte një reagim shumë të mirë. Ne nuk e dinim se sa shumë ndiqej ky serial atje (Doha). Atje, nëpërmjet Youtube ose medias sociale, episodi përkthehej dhe publikohej në të njëjtën ditë me transmetimin në Turqi. Ne na pritën me një dashuri të madhe. Të njëjtën dashuri e shohim edhe nga vendet e ndryshme arabe. Admirimi dhe dashuria ndaj Abdulhamidit dhe serialit rritet çdo ditë e më shumë” tha Inall.   

Seriali Kryeqyteti Abdulhamid transmetohet çdo të premte në ekranin e TRT 1.

 


Lajme të ngjashme