Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë planifkohet të përfundojë deri në fund të 2019-s

Fondacioni Fetar i Turqisë bëri të ditur se tashmë kanë përfunduar 70 për qind e punimeve të xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë planifkohet të përfundojë deri në fund të 2019-s

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga Departamenti i Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Fetar i Turqisë (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV.

“Tashmë kanë përfunduar 70 për qind e punimeve të xhamisë më të madhe të Ballkanit, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në deklaratën e Fondacionit Fetar i Turqisë.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e myslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të 2019-s.

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si "Namazgjaja", përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash katror dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur "Muzeu i Bashkëjetesës".

Fondacioni Fetar i Turqisë theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e myslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë, e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike që është e pranishme në Ballkan. / (AA)



Lajme të ngjashme