“National Geographic”: Vendet për t’u parë përpara se të vdisni, 6 në Turqi

Tempulli i Gobeklitepesë në Sanliurfa, Shën-Sofia e Stambollit, Mardini, Manastiri i Virgjëreshës (Sumela) në Trabzon, Tregu i Erëzave në Stamboll dhe Hoteli Argos në Kapadokia janë përfshirë në listën e revistës prestigjioze “National Geographic”.

national geographic
gobeklitepe.jpg
El monasterio aislado de todo: Sümela (Sumela)
Ayasofya5.jpg
KAPADOKYA.jpg

Pasi 2019-a u shpall si “Viti i Gobeklitepesë” nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, siti arkeologjik i Gobeklitepesë në Sanliurfa të Turqisë, i cili konsiderohet si tempulli monumental më i lashtë që njeh bota deri më sot dhe është përfshirë në Listën Permanente të Trashëgimisë Botërore të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), ka hyrë edhe në librin “Vendet për t’u parë përpara se të vdisni” të revistës “National Geographic”.

Zbuluar fillimisht në vitin 1963, gjatë kërkimeve sipërfaqësore të realizuara nga arkeologë të Universitetit të Stambollit dhe Universitetit të Çikagos në Lagjen “Orencik” të rrethit Sanliurfa, 18 km nga qendra e qytetit, gërmimet intensive në këtë sit të rëndësishëm të Turqisë vijojnë prej më se gjysmë shekulli.

Që prej vitit 1995 e këtej, në kuadër të projektit të përbashkët të Institutit Gjerman të Arkeologjisë në Berlin dhe Muzeut të Sanliurfas, në “Gobeklitepe” janë zbuluar dhjetëra obeliskë të periudhës neolitike me trajtën e germës “T”, përmasat e të cilëve ndryshojnë nga 3 deri në 6 m dhe peshat nga 40 deri në 60 tonë, të zbukuruar me figura kafshës të egra.

Në këto gërmime arkeologjike janë zbuluar po ashtu rrënojat e tempullit më të vjetër në botë, me trajtë drejtkëndore dhe rrethore me diametër 8-30 m.

Ky objekt kulti parahistorik, i cili mendohet të ketë një të kaluar rreth 12.000-vjeçare, ka në inventarin e zbulimeve edhe vepra historike të ndryshme, përfshi këtu disa statuja njerëzore 65 cm të larta.

Përveç Gobeklitepesë, nga Turqia në botimin e fundit të këtij libri me influencë botërore janë regjistruar gjithashtu Shën-Sofia e Stambollit, Mardini, Manastiri i Virgjëreshës (Sumela) në Trabzon, Tregu i Erëzave në Stamboll dhe Hoteli Argos në Kapadokia.



Lajme të ngjashme