Fillojnë punimet për restaurimin e fajancave të bruztë të muzeut të Mevlanas

Planifikohet që punimet e restaurimit të fajancave të Kube-i Hadra-së të muzeut të Mevlanasë në Konya të përfundojnë deri në ceremoninë e Sheb-i Aruz.

Fillojnë punimet për restaurimin e fajancave të bruztë të muzeut të Mevlanas

Fajancat e bruztë të Kubbe-i Hadra-së, që është kubeja e muzeut të Mevlanasë në qytetin Konja (Konya), do të kalojnë një restaurim të plotë.

Forma e sotme e kubesë së bruztë të ndërtuar në shekullin e 13-të që identifikohet me muzeun e Mevlanasë, njërit prej muzeve më të vizituara të Turqisë, i është dhënë në periudhën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

Ndërkaq ngjyra e bruztë e kubesë, e cila është restauruar 6 herë deri më sot, është aplikuar gjatë restaurimit të fundit të bërë në vitin 1960.

Tani kanë filluar edhe punimet për ndërrimin e fajancave të bruztë të Kube-i Hadrasë. Synohet që restaurimi më i plotë i kubesë të përfundojë deri në ceremoninë e Sheb-i Arus-it që organizohet në fund të vitit.

Fajancat e bruztë të Kube-i Hadra-së, të cilat përbëhen prej 10 mijë e 200 copëve me 357 dimensione të ndryshme, do të prodhohen në përputhje me origjinalin.

Kubeja me 4 shtylla, që u ndërtua një vit pas vdekjes së Mevlanas, i cili vdiq më 17 dhjetor 1273, për herë të parë është mbuluar me fajanca gjatë periudhës së Karamanogulari.

Këta fajanca, të cilat u dëmtuan me kalimin e kohës, u rinovuan në shekullin e 18-të dhe 19-të. Vendimi për restaurimin e fajancave, që për herë të fundit u rinovuan në vitin 1960, u morë nga bordi shkencor pasi janë vërejtur dëmtimet në disa vende.



Lajme të ngjashme