Kalendari historik, 12 janar

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 12 janar.

Kalendari historik, 12 janar

Çfarë ka ndodhur më 12 janar?

  • 12 janar 1915 – Dhoma e Përfaqësuesve të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi poshtë projektrezolutën për t’u njohur grave të drejtën e votës.
  • 12 janar 1920 – Plot 23 shtete njohën zyrtarisht ekzistencën e Republikës së Azerbajxhanit. Shpallur më 1918-n nga Këshilli Kombëtar i Azerbajxhanit, Republika Demokratike e Azerbajxhanit nuk u njoh nga Rusia.
  • 12 janar 1923 – Në Institutin “Pasteur” të Parisit u zhvillua vaksina kundër tetanosit.
  • 12 janar 1940Rusia nisi bombardimet mbi Finlandën në Luftën e Dytë Botërore. Si rezultat i kësaj ofensive, forcat sovjetike përparuan deri në thellësi të territoreve gjermane.
  • 12 janar 1952 – Hyri në fuqi Konventa Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.
  • 12 janar 1999 – Plot 19 shtete evropiane ranë dakord për ndalimin e klonimit të njeriut dhe firmosën në kryeqytetin Paris të Francës konventën që ndalon kopjimin e gjeneve njerëzore.
  • 12 janar 2006 – Një bilanc i rëndë u regjistrua në Arabinë Saudite gjatë goditjes së shejtanit me gurë, një prej riteve të haxhillëkut, ku humbën jetën 362 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
  • 12 janar 2010Haiti u godit nga një tërmet me magnitudë 7 ballë sipas shkallës Rihter. Kjo fatkeqësi natyre u mori jetën 30.000-50.000 njerëzve.


Lajme të ngjashme