Stambolli, një qytet me surpriza edhe gjatë pushimeve të semestrit

Muzetë, parqet argëtuese, zonat argëtuese dhe të lojërave në Stamboll mundësojnë që fëmijët të përjetojnë një pushim të paharrueshëm gjatë simestrit shkollor.

Stambolli, një qytet me surpriza edhe gjatë pushimeve të semestrit

Muzetë, parqet argëtuese, zonat argëtuese dhe të lojërave në Stamboll mundësojnë që fëmijët të përjetojnë një pushim të paharrueshëm gjatë simestrit shkollor.

Vendet argëtuese të lartpërmendura do të jenë adresat të cilat do të frekuentohen më së shumti në Stamboll nga nxënësit gjatë pushimit dimëror.

Bazuar në vendet më të pëlqyera që ofron ky qytet, qendrat argëtuese që do të vizitohen gjatë pushimit dimëror janë si në vijim:

Viasea

Akuariumi Viasea bashkë me parqet e tij, i cili ndodhet në Tuzla, ofron një gamë të gjerë të argëtimit.

Ky është akuariumi i parë në botë me tematikë për klimën, ku mund të vëzhgohet jetesat e mijëra gjallesave nënujore në zona të ndryshme klimatike. Fëmijët mund të marrin informacione në lidhje me llojet e gjallesave nga personeli.

Fëmijët gjithashtu mund të argëtohen në parqet tematike që ndodhen brenda zonës ku është akuariumi. Në Viasea Tema Park gjenden 28 njësi të ndryshme argëtuese, në mesin e të cilëve fenomene botërore si dhe të kulturës turke.

 

 

Miniatürk

Një tjetër zonë argëtuese është Miniatürk. Ndodhet në lagjen Haliç dhe këtu ekspozohet trashëgimia arkitekturore e të gjitha qytetërimeve që ka qenë e pranishme në tokat e Turqisë së sotme, duke filluar nga kohët e lashta, periudhës romake, bizantine, selçuke dhe osmane.

Në mesin e mijëra veprave 61 nga Stambolli, 9 nga Anadolli, 12 nga gjeografia osmane e cila ka mbetur jashtë kufijve të Turqisë ekspozohen në modele miniaturë të zvogëluara në 1/25 shkallë.

Muzeu Rahmi M. Koç

Muzeu Rahmi M. Koç i cili ndodhet në lagjen Hasköy është i përbërë nga 3 pjesë kryesore dhe është i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 27 mijë metra katrorë.

Muzeu në vete është një kujtim i gjallë i Turqisë, me pjesët e shumta që përfshijnë artikujt, komunikimin, mjetet shkencore, modelet dhe lodrat.

Muzeu gjithashtu përmban ekspozita, punëtori dhe aktivitete për fëmijët që të testojë informacionin e tyre në astronomi, matematikë dhe shtypshkronjë.

 

Muzeu i Lodrave të Stambollit

I themeluar nga poeti dhe autori turk Sunay Akın, Muzeu i Lodrave të Stambollit ekspozon disa prej shembujve më të njohur të lodrave që datojnë nga shekulli i 18-të.

Akın i ka grumbulluar këto lodra për 20 vjet nga ankandet dhe më shumë se 40 koleksionistë dhe dyqanet antike për të ringjallur historinë në një mënyrë më të këndshme.

Muzeu i Lodrave premton kohë të këndshme për të tre gjeneratat.

Muzeu Barış Manço

Shtëpia ku Barış Manço, një nga këngëtarët më të preferuar të të gjitha moshave në Turqi, jetonte në Stamboll u shndërrua në një muze nga Komuna e Kadıköy dhe tani është duke pritur për vizitorët që kërkojnë argëtim në pushimet dimërore.

Këtu ekspozohet edhe statuja prej dylli e këngëtarit të ndjerë. Ai i pret vizitorët që do të jenë të lumtur për të parë koleksionin e tij të madh të artikujve të qelqit, çmimet e karrierës, dhomën e ngrënies, dhomën e veshjes.

Muzeu i balonave

I themeluar nga Mehmet Naci Aköz, një koleksionist i zjarrtë që nga viti 1986, ky muze ka një koleksion prej më shumë se 2500 lodrave, botimeve, materialeve dhe balonave nga 6 kontinente dhe 33 vende të ndryshme. Është i pari i këtij lloji në Turqi dhe një nga 18 muzetë e balonave në botë.

Muzeu i Çokollatës

Muzeu i Çokollatës në Esenyurt është i pari në listën e vendeve që fëmijët të etur për çokollata dëshirojnë ta vizitojnë gjatë pushimeve.

Në sallën kryesore, mund të shihet një shtëpi me madhësi të vërtetë prej çokollate, Arkën e Nuhit dhe piktura që tregojnë për historinë e çokollatës.

Ndërsa në sallat tjera mund të gjeni shumë vepra arkitekturale-historike si dhe të personave të rëndësishëm gjatë historisë të bëra me çokollatë.

Muzeu për Historinë e Shkencës dhe Teknologjisë në Islam

Muzeu, i vendosur në Parkun Gülhane në mbi 3500 metra katrorë përgjatë murit të vjetër të pallatit, është ndikuar në mënyrë unike nga qytetërimi islam. Këtu ekspozohen modele të ndryshme nga astrologjia, gjeografia, nautika, matja kohore, gjeometria, optika, mjekësia, kimia, mineralogjia, fizika.

Madame Tussauds

Miliona njerëz kanë vizituar Madame Tussauds globalisht dhe dega e Stambollit mbetet po aq popullore me rreth 60 statuja prej dylli të famshëm.

Muzeu ekspozon një sërë statujash nga Ataturku, Arkitekti Sinan (Mimar Sinan) dhe Fatih Sultan Mehmet në seksionin e figurave historike, Zeki Müren, Madonna, Beyonce, Mazhar Fuat Özkan dhe Barış Manço në seksionin e muzikës, Mona Lisa, Albert Einstein, Leonardo Da Vinci në shkencë dhe kulturë, dhe Maria Sharopova, Rafael Nadal dhe shumë të tjerë në seksionin e sportit.

Pushime me natyrën dhe jetën e egër

Një tjetër ide pushimi për fëmijët është lidhja me natyrën dhe jetën e egër.

Akuariumi më i madh tematik në botë, Akuariumi i Stambollit, ku mund të shihet një koleksion i gjerë i specieve të peshkut, vizitorët do të udhëtojnë në një rrugë që mbulon 17 zona tematike nga Deti i Zi në Oqeanin Paqësor dhe pyjet e Amazonit.

Darica Zoo, kopshti zoologjik i parë privat i Turqisë, u ofron vizitorëve një larmi të madhe të kafshëve.

Snowpark, i vendosur në një qendër tregtare, ngjall vizitorët me një mundësi për ski, snowboarding dhe snowtubbing në mes të qytetit.

Muzeu i kafshëve detare

Muzeu i Kafshëve Detare, që ndodhet në Yaşam Vadisi të Beylikdüzü, ekspozohen shembuj të kafshëve detare nga peshqit e deri tek peshkaqenët, falas.

Në muze gjenden 41 ton statuja prej dylli të krijesave detare.

Udhëtim në botën e lodrave

Vialand, një park zbavitës i mbushur me argëtim dhe me një zonë që mbulon 100 fusha futbolli, mahnit vizitorët me udhëtime dhe aktivitete në botën e lojërave, të legjendave dhe aventurës botërore.

Legoland, zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Legoland, është një qendër rekreative në Stamboll, ku prindërit mund t'u sigurojnë fëmijëve të tyre nga 3 deri në 10 vjeç më shumë aktivitete për zhvillimin e kreativitetit.

Nga Anadolu Agency (AA)



Lajme të ngjashme