Evgeny Grinko në 8 dhjetor vjen për koncert në Stamboll

Muzikanti, pianisti dhe bateristi rus, Evgeny Grinko në do të takohet me fansat e tij këtë të shtunë (8 dhjetor) në koncertin që do të organizohet nga Bashkia e Metropolit të Stambollit.

Evgeny Grinko në 8 dhjetor vjen për koncert në Stamboll

Grinko do të ngjitet në skenën e Sallës së Koncerteve “Cemal Reşit Rey” të Bashkisë së Metropolit të Stambollit.

Pianistin e ri, i cili është rritur në qytezën Zhukovsky afër Moskës dhe është bërë i njohur në botë brenda një kohe të shkurtër, në skenë do ta shoqërojnë edhe 5 muzikantë të tjerë.

Gjatë koncertit krahas pianos Grinko i bie edhe kitarës dhe baterisë.

Kënga më e pëlqyer e tij është “Valse”, dhe kompozimin e parë muzikanti rus e ka bërë kur ka qenë 16 vjeç. 

Në Stamboll Evgeny Grinko ka regjistruar albumin e shkurtër të tij me titull “Silent Like Water”, i cili ka dalë në treg në vitin 2015.



Lajme të ngjashme