100 gratë më të fuqishme në botë, ndër to edhe një turke

Revista Forbes publikoi “Listën e 100 grave më të fuqishme në votë” për vitin 2018.

100 gratë më të fuqishme në botë, ndër to edhe një turke

Revista Forbes publikoi “Listën e 100 grave më të fuqishme në votë” për vitin 2018.  

Ndërkohë që Kancelarja gjermane, Angela Merkel zuri vendin e parë në listën e grave më të fuqishme në botë, vendin e dytë e zuri Kryeministrja e Anglisë, Theresa May dhe të tretin Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde

Ndërsa Gyler Sanaxhë (Güler Sabancı), Kryetarja e Bordit Drejtues të kompanisë turke, Sabancı Holding zuri vendin e 64.

10 emrat e parë të listës sipas radhës, pas Merkel, May dhe Lagardë janë; Kryetarja e Bordit Drejtues të General Motors, Mary Barra, Udhëheqësja e Lartë e kompanisë së Investimi, Fidelity, Abigail Johnson, themeluesja e Bashkëkryetarja e Fondacionit Gates, Melinda Gates, Udhëheqja e Lartë e YouTube, Susan Wojcicki, Kryetarja e Bordit Drejtues të, Santander Group, Ana Patricia Botin, Kryetarja e Bordit Drejtues të Lockheed Martin, Marillyn Hewson dhe Udhëheqësja e Lartë e IBM, Ginni Rometty.

Në listën ku marrin pjesë gra nga fusha të ndryshme të jetës si politikë, biznes dhe art, këtë vit hynë edhe 20 emra të rinj.

Gratë, që zënë vend në listën e përgatitur nga Forbes, prej vitit 2004 e këndej, përcaktohen duke pasur parasysh kritere të tilla si paraqitja në media dhe drejtimin në politikë dhe ekonomi.



Lajme të ngjashme