TRT fiton 8 çmime në ceremoninë e “Çmimeve të Kryeqytetit”

Radio Televizioni i Turqisë, TRT është përsëri në rendin e ditës.

TRT fiton 8 çmime në ceremoninë e “Çmimeve të Kryeqytetit”

Radio Televizioni i Turqisë, TRT është përsëri në rendin e ditës.

TRT mori 8 çmime në ceremoninë e “Çmimeve të Kryeqytetit”, që këtë vit u zhvillua për herë të dytë.

“Çmimet e Kryeqytetit”, që organizohet me partneritetin e “Kırmızı Türk” dhe “Medya Sesi”, u ndanë me ceremoninë e zhvilluar në Ankara.

Çmimin për spikeren më të mirë të vitit e fitoi, Canan Yener Reçber.

Çmimin për spikeren në të mirë të lajmeve të natës e fitoi Oya Eren.

Çmimin për spikeren më të mirë të sportit për këtë vit e fitoi Buket Sevinç Aykın nga TRT Sport.

Çmimin për spikeren më të mirë të vitit për Parlamentin e fitoi Handan Musaoğlu.

Çmimin për prezantuesin më të mirë në radio e fitoi Hakan Urgancı nga TRT FM ndërsa çmimin për programin më të mirë në radio e mori programi "Çifte Tarife".

Kurse çmimin për radion më të mirë të muzikës e fitoi TRT Türkü.   



Lajme të ngjashme