Eren: Interesimi i madh për "TRT World Forum" buron nga fuqia e fjalëve të Turqisë

Drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Eren, deklaroi se “TRT World Forum”, që u organizua javën e kaluar në Stamboll, është shndërruar në një markë botërore dhe se interesimi i madh për të buron nga fuqia e fjalëvë të Turqisë...

Eren: Interesimi i madh për "TRT World Forum" buron nga fuqia e fjalëve të Turqisë

Drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë, Ibrahim Eren për forumin “TRT World Forum”, që u organizua javën e kaluar, bëri të ditur se ai u shndërrua në një markë botërore, ndërsa tha se interesimi i madh për forum buron nga fuqia e fjalëve që i thotë Turqia.

Ibrahim Eren i bëri një vlerësim forumit që u mbajt në Stamboll mes datave 3-4 tetor me temë “Të përfytyrosh paqen dhe sigurinë në një botë të fragmentuar”.

Duke vënë në dukje se mbi 600 përfaqësues të institucioneve të mendimeve, politikanë dhe akademikë pjesëmarrës në forumin “TRT World Forum” shprehën të kënaqësinë nga aktiviteti, Ibrahim Eren tha se edhe panelet e organizuara gjatë këtyre dy ditëve kanë qenë mjaft produktive.

Eren theksoi se Turqia gjatë paneleve ka paraqitur modele politike, të cilat mund të jenë si masë kundër padrejtësisë në botë dhe një zgjidhje alternative për kuptimin politik sovran.

“Forumi i TRT World në vitin e dytë të tij u shndërrua në një markë botërore. Interesimi kaq i madh për këtë forum brenda një kohe të shkurtër buron nga fuqia e fjalëve që i thotë Turqia. Arsyeja kryesore e pjesëmarrjes së personave të kualifikuar në forum ishte shpresa që Turqia me thellësinë historike dhe përvojën e saj do ti ofrojë botës së sotme të fragmentuar receta të rëndësishme për shërim. Interesimi për forumin e sivjetme ka qenë shumë i lartë. Shpresoj që vitin e ardhshëm ta rrisim edhe numrin e pjesëmarrësve”, bëri të ditur Eren.

Ai shtoi se gjatë forumit u janë dorëzuar çmimet “TRT World Citizen” personave që kontribuuan në ndihma humanitare.

Eren gjithashtu falënderoi për kontribut të gjithë punonjësit e kanalit TRT World, punonjësit e TRT-së, TRT Vizyon dhe Drejtoreshën e Kërkimeve, Pinar Kandemir dhe ekipin e saj.

Ndërkaq Pinar Kandemir në prononcimin e saj tha se “TRT World Citizen të cilin e themeluam vitin e kaluar dhe që cilësohet si ndërgjegjja e TRT-së edhe tash e tutje do të vazhdojë me projekte dhe me lajme të gazetarëve që në qendër vënë njeriun. Kuadri në të cilin ne i përcjellim lajmet është ajo që na dallon nga transmetuesit e tjerë ndërkombëtar. TRT World Citizen është themeluar për ti ndarë me tërë botën këto përvoja tona”.

 


Lajme të ngjashme