Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora pushtojnë "American Music Awards"

Ky aktivitet do të mbahet mbrëmjen e së martës në Teatrin "Microsoft", në Los Anxhelos të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora pushtojnë "American Music Awards"

Përpara ceremonisë vjetore të Çmimeve Amerikane të Muzikës (American Music Awards - AMA), kanali televiziv "ABC News" ka lajmëruar se kush do jenë yjet që do prezantojnë organizimin e madh muzikor.

Ky aktivitet do të mbahet mbrëmjen e së martës në Teatrin "Microsoft", në Los Anxhelos të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-n dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është gjithashtu Bebe Rexha.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa Dua Lipa pritet të perfomojë në AMA, ku ajo ka paralajmëruar plot supriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse personazhet që do performojnë janë Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shawn Mendes me Zedd, Carrie Underwood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë.



Lajme të ngjashme