Një vulë cilindrike 2.700-vjeçare zbulohet nga arkeologët turq në Harput

Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2.700-vjeçare të qytetërimit urartu në provincën lindore Elazig të Turqisë. Vula është gjetur në kështjellën e qytetit antik të Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime...

Një vulë cilindrike 2.700-vjeçare zbulohet nga arkeologët turq në Harput

Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2.700-vjeçare të qytetërimit urartu në provincën lindore Elazig të Turqisë.

Vula është gjetur në kështjellën e qytetit antik të Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime.

Kështjella është ndërtuar në shekullin VIII p.e.s., gjatë epokës së Mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo sunduar nga shumë qytetërime të tjera duke përfshirë ato romake, sasanide, bizantine, abaside, selxhuke dhe së fundmi osmane.

Në kështjellën e Harputit gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme që zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike.

Një prej tyre është edhe vula prej guri, e cila në fakt është përdorur si vulë cilindrike.

Kjo vulë cilindrike i përket shekullit VII p.e.s. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së Mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private.

Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri dhe metali.

Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë. / AA



Lajme të ngjashme