Zonja e Parë, Emine Erdogan merr çmimin e "Mirënjohjes për Shërbime Humanitare

Bashkëshortes së Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, Zonjës së Parë, Emine Erdogan në kuadër të “Forumit Global të Donatorëve” të organizuar në kryeqytetin Londër të Anglisë iu nda çmimi i “Mirënjohjes për Shërbime Humanitare”.

Zonja e Parë, Emine Erdogan merr çmimin e "Mirënjohjes për Shërbime Humanitare

Bashkëshortes së Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, Zonjës së Parë, Emine Erdogan në kuadër të “Forumit Global të Donatorëve” të organizuar në kryeqytetin Londër të Anglisë iu nda çmimi i “Mirënjohjes për Shërbime Humanitare”.

Në kuadër të “Forumit Global të Donatorëve” të organizuar në kryeqytetin Londër të Anglisë nga ana e Kongresit Botëror të Bamirësve Myslimanë (World COngress of Muslim Pholanthropists), Zonjës së Parë, Emine Erdogan iu nda çmimi i “Mirënjohjes për Shërbime Humanitare” që është pjesë e çmimit të “Trashëgimisë së Bamirësisë”.

Në fjalën e saj të mbajtur me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të organizuar nën patronazhin e Bashkisë së Londrës, Emine Erdogan tërhoqi vëmendjen në tragjedinë humanitare që po jetohet në Siri.

“Nuk ka vullnet të përbashkët për t'i dhënë fund luftës. Përgjegjësia që bota duhet të marrë është lënë në supet e disa vendeve, njëra prej të cilave është Turqia”, bëri të ditur Zonja e Parë.

Duke vënë në dukje se populli turk është një popull bamirës me një traditë të fortë të fondacioneve, Zonja e Parë Emine Erdogan tha se Turqia nuk u mjaftua vetëm me ndihma ndaj refugjatëve, por ajo zgjati dorën e ndihmës në një territor të gjerë duke filluar prej Afrikës e deri në Gazë.

Emine Erdogan rikujtoi se Turqia në krahasim me nivelit e të ardhurave kombëtare është vendi që ndihmon më së shumti, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Çmimin e mirënjohjes për shërbime humanitare ndaj njerëzimit që më është ndarë sot këtu e marrë në emër të popullit tim, i cili është ndërgjegjja e njerëzimit. Fituesi i vërtet i këtij çmimi është vendi im, shteti im, populli im që pa dallim feje, gjuhe, race i përgjigjet të gjitha thirrjeve për ndihmë në çdo vend të botës”.

Gjatë fjalimit të saj Emine Erdogan posaçërisht preku në tragjedinë që po jetohet në Mianmar.

“Tragjedia njerëzore që po jetohet në Mianmar është turpi më i madh i shekullit të 21-të. Gjatë gjithë jetës time nuk do ti harrojë ato gjëra që i dëshmova aty”, bëri të ditur Erdogan.

Në lidhje me çmimin në fjalë Zonja e Parë, Emine Erdogan postoi mesazhe në turqisht dhe anglisht në llogarinë e saj në Twitter.



Lajme të ngjashme