• Video galeri

Arkeologët turq zbulojnë varre shkëmbore 3.000-vjeçare në qytetin antik të Harputit

Një grup arkeologësh kanë zbuluar disa varre shkëmbore të qytetërimit urartu dhe atij romak në provincën lindore Elazig të Turqisë...

Arkeologët turq zbulojnë varre shkëmbore 3.000-vjeçare në qytetin antik të Harputit

Një grup arkeologësh kanë zbuluar disa varre shkëmbore të qytetërimit urartu dhe atij romak në provincën lindore Elazig të Turqisë.

"Pesë varre shkëmbore 3.000-vjeçare u zbuluan gjatë një projekti gërmimi të sponsorizuar nga Bashkia Elazig në qytetin antik të Harputit", deklaroi kryebashkiaku Mucahit Yanilmaz në një prononcim për Agjencinë Anadolli (AA).

Varret besohet se janë ndërtuar për elitën aristokratike dhe zyrtarët e lartë shtetërorë të asaj kohe.

Yanilmaz bëri me dije gjithashtu se Harputi është përfshirë në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. / AA



Lajme të ngjashme