• Video galeri

Aspendos – Baleti “Zorba” magjeps artdashësit turq e të huaj në atmosferën e teatrit antik

Festivali 25. Ndërkombëtar i Operës dhe Baletit në Aspendos, që po realizohet në atmosferën historike të teatrit antik, vazhdoi me baletin “Zorba”, një prej veprave më të pëlqyera në botë, inskenuar nga trupa e Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë...

Aspendos – Baleti “Zorba” magjeps artdashësit turq e të huaj në atmosferën e teatrit antik

Shfaqja e baletit “Zorba” u takua me artdashësit turq në Festivalin 25. Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Aspendos, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Operës dhe Baletit Shtetëror dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Festivali 25. Ndërkombëtar i Operës dhe Baletit në Aspendos, që po realizohet në atmosferën e mrekullueshme historike të këtij teatri antik, vazhdoi me baletin “Zorba”, një prej veprave më të pëlqyera në botë, inskenuar nga trupa e Operës dhe Baletit Shtetëror të Ankarasë.

Me muzikë të kompozitorit të famshëm grek, Mikis Theodorakis dhe tekst e koreografi të mjeshtrit rus, Lorca Massine, kryevepra “Zorba”, përshtatur nga romani me të njëjtin titull i autorit grek, Nikos Kazantzakis, u drejtua nga dirigjenti rumun, Bujor Hoinic.

Përveç një protokolli të gjerë, kjo shfaqje baleti u ndoq gjithashtu nga shumë artdashës turq e të huaj.

Në fund të shfaqjes, spektatorët duartrokitën në këmbë artistët dhe orkestrën.

Të enjten e 13 shtatorit, edicioni 25. i Festivalit Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Aspendos, ku do të vihen në skenë gjithsej 4 shfaqje, sjell për artdashësit edhe trupën ruse me famë botërore të Baletit të Bolshoit.

Festivali do të mbyllet më datë 18 shtator me operën “Aida” të kompozitorit italian, Giuseppe Verdi.



Lajme të ngjashme