“Zjarri i Anadollit” me shfaqje në Kapadokja, tërheq interesin e turistëve të shumtë

Grupi i Valles “Zjarri i Anadollit” dha një shfaqje mahnitëse në mes të “Oxhaqeve të Zanave” në Kapadokja (Kapadokya).

“Zjarri i Anadollit” me shfaqje në Kapadokja, tërheq interesin e turistëve të shumtë

Grupi i Valles “Zjarri i Anadollit” dha një shfaqje mahnitëse në mes të “Oxhaqeve të Zanave” në Kapadokja (Kapadokya).

Në aktivitetin kulturor të zhvilluar në Luginën e Rapsodëve në Goreme të rrethit Nevshehir (Nevşehir), “Zjarri i Anadollit” dha shfaqje nën shoqërinë e muzikës tradicionale.  

Në programin e përgatitur prej koreografit Mustafa Erdoan (Erdoğan), në “Oxhaqet e Zanave” u pasqyruan pamje të motiveve të ndryshme.

Për këtë aktivitet një interes të madh treguan edhe turistët.  

Mustafa Erdoan bëri të ditur se shfaqjet në Kapadokja do të vazhdojnë çdo fundjavë deri në fund të muajit tetor.  

“Ne japim shfaqje në vende të ndryshme të botës. Në vendin tonë kemi thesare, ashtu siç është edhe Kapadokja. Ky është një vend që mund të quhet kryeqyteti i turizmit të kulturës. Shfaqjet tona në Kapadokja do të vazhdojnë çdo fundjavë deri në fund të muajit tetor. Në Kinë çdo vit  zhvillojmë turne që zgjasin disa muaj. Në Kapadokja më shumë vijnë turistë kinezë dhe ata gjejnë mundësinë të ndjekin shfaqjen e “Zjarrit të Anadollit” në të shumëdashurën e tyre, Kapadokja” tha Mustafa Erdoan.     

 



Lajme të ngjashme