Vdes nga një atak kardiak aktori me famë botërore, Burt Reynolds

Aktori i njohur me famë ndërkombëtare, Burt Reynolds, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër...

Vdes nga një atak kardiak aktori me famë botërore, Burt Reynolds

Aktori i njohur me famë ndërkombëtare, Burt Reynolds, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër.

Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në filmat “Smokey and the Bandit” i vitit 1977, “Striptease” i vitit 1996 dhe “Boogie Nights” i 1997-s. Ky i fundit ishte filmi që i dha atij edhe kandidaturën për çmimin Oskar.

Në bashkëpunim me regjisorin Quentin Tarantino dhe kastë aktorësh si Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio, 82-vjeçari po filmonte filmin e ri “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili pritet të transmetohet në vitin 2019.

Burt Reynolds ka vuajtur edhe më parë nga zemra. Në vitin 2010 ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.



Lajme të ngjashme