• Video galeri

Uzbekistani i rikthehet Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse

Uzbekistani pas 17 vjetësh do të marrë pjesë përsëri në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse, i cili zhvillohet nesër në Kirgizi.

Uzbekistani i rikthehet Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse

Uzbekistani pas 17 vjetësh do të marrë pjesë përsëri në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse, i cili zhvillohet nesër në Kirgizi.

Uzbekistani kishte marrë pjesë në samitin e presidentëve të shteteve turqishtfolëse të zhvilluar në Azerbajxhan në vitin 2000 dhe në samitin e zhvilluar në vitin 2001 mori pjesë në nivelin e kryetarit të parlamentit.

Uzbekistani nuk mori pjesë në takimet e mëpasshme, nuk mori pjesë as edhe në aktivitetet dhe themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse të formuar në vitin 2009, i cili ka për bazë deklaratën e Stambollit më 16 shtator 2010 dhe marrëveshjen Nahçıvan më 3 tetor 2009.

Vizitat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të kryera në këtë vend në vitin 2016 dhe në prill të vitit të kaluar si dhe vizita e presidentit Mirziyoyev në Turqi në tetorin e vitit të kaluar kanë siguruar hapa të rëndësishëm që Uzbekistani t’i ribashkohet këshillit. Vendimi i Uzbekistanit për ripjesëmarrjen pas 17 vitesh sërish në këshill ka ardhur në rendin e ditës me iniciativën e presidentit Erdogan, ku përpjekjet e tij kanë luajtur një rol të rëndësishëm për rikthimin e Uzbekistanit në këshill.

Në takimin i cili do të mbahet ditën e nesërme nën organizimin e presidentit të Kirgizi, Sooronbay Ceenbekov, pritet të marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, si dhe në cilësinë e anëtarit vëzhgues, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. (AA)



Lajme të ngjashme