• Video galeri

Medina, qyteti i pasur me monumente historike

Një nga këto monumente të shquara historike në qytetin e shenjtë është edhe Xhamia Anbarija, e njohur edhe si Xhamia Hamidije, e ndërtuar nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë.

Medina, qyteti i pasur me monumente historike

Qyteti i Medinës në Arabinë Saudite, një nga qytetet e shenjta në fenë islame, është i pasur me monumente historike që rrëfejnë për të kaluarën e tij.

Në mesin e ndërtesave dhe strukturave të ndryshme historike bën pjesë edhe arkitektura osmane, e cila ka lënë këtu gjurmët e veta gjatë qeverisjes se këtyre trojeve nga Shteti Osman.

Monumente të shquara historike në qytetin e shenjtë janë Xhamia Anbarija, e njohur edhe si Xhamia Hamidije, e ndërtuar nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë, e cika ka qenë destinacion për haxhinjtë pas përfundimit të haxhit.

Xhamia ndodhet pranë stacionit të vjetër të trenit, tani një muze, i ndërtuar po ashtu nga Abdulhamidi i Dytë si pjesë e Hekurudhës së Hixhazit, linjë hekurudhore që zgjatej nga Damasku deri në Medinë dhe që synonte përforcimin e transportit mes Stambollit dhe tokave të shenjta.

Ne muze aktualisht ekspozohen objekte dhe artifakte të ndryshme nga e kaluara, përfshirë gurë të mbishkruar dhe libra Kur’ani të shkruar me dorë.



Lajme të ngjashme