Melbourne mirëpret Festivalin e Bajramit

Festivali organizohet nga Organizatat e Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar Australi (AIMGT).

Melbourne mirëpret Festivalin e Bajramit

Myslimanët në qytetin Melbourne të Australisë që 24 vite janë duke organizuar "Festivalin e Bajramit" menjëherë pas Fitër dhe Kurban Bajramit.

Në festivalin e organizuar nga Organizatat e Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar Australi (AIMGT) me pjesëmarrjen e mijëra personave filloi në lagjen Dallas.

Festivali për herë të parë u organizua nga turqit dhe myslimanët e përkatësive etnike të ndryshme në qytet në vitin 1994, ndërsa edhe këtë vit hasi në interesim të madh.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shëtisin stendat me veshje dhe gjëra të llojllojshme nga shtetet e ndryshme, ndërsa edhe të shijojnë ushqime tradicionale.

Kalar Abdullahi me prejardhje prej Xhibuti, në prononcimin e tij tha se ndjehet i lumtur se gjendet në këtë festival.

Festivali do të përfundojë nesër në mbrëmje me shfaqjen e fishekzjarrëve. (AA)



Lajme të ngjashme