SHBA – Ndahet nga jeta Aretha Franklin, mbretëresha e muzikës “soul”

Ikona e muzikës “soul” ka vuajtur përgjatë të gjithë jetës së saj nga problemet me mbipeshën, ndërsa është përballur gjithashtu me pasojat e alkoolizmit dhe duhanpirjes...

aretha-franklin-otkazala-koncert-zbog-zdravstvnih-problema_trt-bosanski-21570.jpg
aretha.jpg
Aretha Franklin.JPG

Artistja e famshme amerikan, Aretha Franklin, e njohur si “mbretëresha e muzikës soul”, vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare.

“Franklin, 76 vjeçe, u nda nga jeta mëngjesin e 16 gushtit në shtëpinë e saj në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë familjes dhe të dashurve. Mjeku i saj, onkologu Philip Philips, konfirmoi se shkaku i vdekjes së Arethës është kanceri i pankreasit”, deklaroi menaxherja e saj, Gwendolyn Quinn, duke theksuar se më pas do të njoftohen edhe informacionet në lidhje me ceremoninë e varrimit.

Ikona e muzikës “soul” ka vuajtur përgjatë të gjithë jetës së saj nga problemet me mbipeshën, ndërsa është përballur gjithashtu me pasojat e alkoolizmit dhe duhanpirjes.

Karriera legjendare e saj ka ndihmuar në shkrimin e historisë amerikane.

Ajo ka performuar në funeralin e Martin Luther King Jr. në vitin 1968, ndërsa i ati i saj kishte organizuar një nga marshimet më të mëdha për barazi racore në Detroit, aty ku Martin Luther Kingu do të mbante për herë të parë fjalimin e titulluar “Kam një ëndërr”.

Franklin është bërë e njohur për mbarë publikun botëror me këngë si “Think”, “I Say a Little Prayer” dhe “Respect”.

Mbretëresha e muzikës “soul” ka thyer një sërë rekordesh duke shitur mbi 75 milionë albume në shkallë botërore dhe fituar plot 18 çmime “Grammy”.



Lajme të ngjashme