• Video galeri

Kanali TRT World kandidat për Çmimin Emmy

Kanali i parë i Turqisë në gjuhën angleze, “TRT World”, është paraqitur për herë të parë si kandidat për çmimin “Emmy”, që llogaritet si çmimi Oscar i botës së televizionit.

Kanali TRT World kandidat për Çmimin Emmy

Kanali i parë i Turqisë në gjuhën angleze, “TRT World”, është paraqitur për herë të parë si kandidat për çmimin “Emmy”, që llogaritet si çmimi Oscar i botës së televizionit.

Sipas deklaratës së bërë nga kanali TRT World, pjesa e quajtur “Vdekja e Heshtur” e serialit dokumentar “Off the Grid”, që u transmetua vitin e kaluar dhe që është fituese e çmimit, në të cilën shpaloset drama humanitare e tregtisë me organe njerëzore në Lindjen e Mesme, është paraqitur si kandidat për “Emmy” në kategorinë e “Programit të Lajmeve Aktuale”.

TRT World në këtë kategori do të konkurrojë me 7 produksione të ndryshme të kanaleve më prestigjioze të lajmeve në botë.

Çmimi do të ndahet më 1 tetor në Nju-Jork të ShBA-së.

Dokumentari “Vdekja e Heshtur” muajin e kaluar fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Gazetarisë Investigative që u organizua në Itali. Dokumentari nëpërmjet deklaratave të viktimave edhe të trafikantëve me qenie njerëzore, paraqitet gjendjen e vështirë të emigrantëve, të cilët i shesin organet e tyre me shpresë për t’u çuar pak ushqim familjeve të tyre.

Kanali TRT World më herët ka filmuar jetën e përditshme në zonat e spastruara nga organizata terroriste DAESH nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Siri, dokumentar ky që fitoi çmimin e Lindjes së Mesme të “BrodcastPro” për “Produksionin më të mirë” që u organizua në Dubai.



Lajme të ngjashme