• Video galeri

Shqipëri – Fillon restaurimi i urës 300-vjeçare të Shën-Prodhomit në Voskopojë

Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket arkitekturës. Ajo është një prej urave më të vjetra në Shqipëri...

Ura e Shën-Prodhomit, Voskopojë.JPG
Ura e Shën-Prodhomit, Voskopojë.JPG

Ka nisur puna për restaurimin e Urës së Shën-Prodhomit në Voskopojë.

Ura 300-vjeçare, monument kulture i kategorisë së I-rë, është ndërtuar në shekullin XVIII.

Ura me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket arkitekturës. Ajo është një prej urave më të vjetra në Shqipëri.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Korçë konsiston në kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në urë.

Ministria e Kulturës po i kushton një vëmendje të veçantë rijetëzimit dhe mbrojtjes së monumenteve të kulturës si pjesë e vyer e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.



Lajme të ngjashme