Kapadokja ofron pamje mbresëlënëse edhe në pranverë

Kapadokia në komunën Goreme të Turqisë është njëri nga destinacionet më të njohura turistike të Turqisë.

Kapadokja ofron pamje mbresëlënëse edhe në pranverë

Kapadokia në komunën Goreme të Turqisë është njëri nga destinacionet më të njohura turistike të Turqisë, ku gërshetohen bukuritë natyrore dhe historia, duke formuar kështu njërin nga peizazhet më të bukura në botë.

Zona ka marrë ngjyrat e pranverës të cilat kënaqin syrin e numrit të madh turistësh të cilët kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të botës. Një përjetim i jashtëzakonshëm i bukurive të kësaj zonë e cila ndodhet në listën e UNESCO-s për trashëgimitë botërore, ku mundësohen fluturimet me balona, që janë atraksioni kryesor i vendit.

Balonat fluturojnë mbi Nevsehir që nga viti 1988, ndërsa kushtet e motit në këtë zonë, mundësojnë shëtitjen me balonë për rreth 300 ditë në vit.

Në qytetin Goreme jetojnë 2.100 banorë. Ndodh që në mëngjes të fluturojnë deri në 100 balona në qiell. Çdo balon mund të bartë deri në 20 njerëz. Kapadokia brenda vitit vizitohet nga rreth 2.5 milionë turistë.

Ndërsa lëvizjet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor. (AA)



Lajme të ngjashme