SHBA – Ermonela Jaho mbledh bashkë shqiptarët e famshëm në diasporë

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, në ‘The Met Opera’ të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

SHBA – Ermonela Jaho mbledh bashkë shqiptarët e famshëm në diasporë

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, në ‘The Met Opera’ të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky rol, i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare, solli emocione të forta në skenë dhe u shoqërua me ovacione të shumta nga audienca. Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant duke arritur të “robërojë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, përfaqësuesja e përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, ka organizuar një festë për nder të sopranos Ermonela Jaho, që mblodhi bashkë emra të njohur shqiptarë si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, që prej pak kohësh është vendosur në Amerikë së bashku me familjen.

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare dhe Fadil Berisha, për nder të sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë”, shkruan Saraçi. /ATSH



Lajme të ngjashme