Pritje madhështore në Ankara me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Ankara, nën kujdesin e veçantë të  Ambasadorit Avni Spahiu, dha një pritje madhështore me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pritje madhështore në Ankara me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës
10-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua me pjesëmarrje të madhe në Ankara
10-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua me pjesëmarrje të madhe në Ankara

Ambasada e Kosovës në Ankara, nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit Avni Spahiu, dha një pritje madhështore me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Ankara, nën kujdesin e veçantë të  Ambasadorit Avni Spahiu, dha një pritje madhështore me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në recepsionin e zhvilluar në një nga ambientet më prestigjioze të kryeqytetit të Turqisë pati një interes të madh jo vetëm nga personalitete të rëndësishme të Turqisë, shqiptarët dhe qytetarët me origjinë shqiptare në mbarë Turqinë, studentë në akademitë ushtarake dhe universitete civile, por edhe nga dashamirës së Kosovës dhe popullit shqiptar.

Në këtë pritje madhështore me pjesëmarrje tepër të lartë, pas ekzekutimit të himneve të të dyja vendeve, fjalën e hapjes e mbajti Ambasadori Avni Spahiu i cili ndër të tjera shprehu krenarinë e të festuarit të gjithë së bashku 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se gjatë këtyre 10 vjetëve pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit. Ajo ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm dhe vazhdon të përparojë me stabilitet. Deri më tani Kosova është njohur nga 116 shtete.

Ndërsa Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Özlü) pasi përshëndeti gjithë të pranishmit tha se ndjehet shumë i lumtur që merr pjesë në festimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Turqia është një nga vendet e para që ka njohur atë.

“Ashtu siç është shprehur edhe Presidenti ynë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), të gjithë jemi pjesë e një strukture me një histori, kulturë, civilizim të përbashkët ne jemi miq, të afërm dhe vëllezër. Lidhjet më të fuqishme ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë lidhjet njerëzore dhe urat njerëzore. Këto ura e thellojnë edhe më shumë miqësinë tonë” tha Ministri Ëzly.

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, Drejtoria e Përgjithshme e Teatrove në Turqi, nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Mustafa Kurt dhe projektin e Anxhela Bregut, u dha një shfaqje që ngjalli një interes dhe emocion të veçantë.

Në skenë u ‘ringjallën’ disa nga figurat më të rëndësishme shqiptare, që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në historinë e Perandorisë Osmane dhe Republikën e Turqisë, personalitete të rëndësishme edhe për historinë e shqiptarëve.

Studentë në akademinë ushtarake dhe universitete civile nga trevat të ndryshme të shqiptarisë, me kostumet dhe makijazhin e mundësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Teatrove në Turqi, sollën në skenë burra të shquar si Sami Frashëri, Hoxhë Hasan Tahsin, Mehmet Akif Ersoj, Vaso Pasha, Isa Buletini e Ali Sami.

Mbrëmja festive vazhdoi me grupin folklorik të ardhur nga qyteti i Bursa-s i cili performoi shumë valle shqiptare të cilat u duartrokitën me brohoritje nga të pranishmit.  

Kjo pritje, e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, në të njëjtën kohë ishte edhe një rast i shkëlqyer i takimit të shqiptarëve në mbarë Turqinë të cilët nuk ishin kursyer për të ardhur në Ankara dhe për të festuar bashkë 10-vjetorin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me mallin dhe dashurinë për të qenë bashkë dhe të bashkuar.

Një falënderim i veçantë shkon për shoqatat ‘Shqiptarët e Çamërisë”, ‘Vatra, “Shqiptarët e Stambollit”, ‘Shqiptarët e Izmirit’, ‘Shqiptarët e Bursa-s’, ‘Shoqata turko-shqiptare” si dhe shoqata të tjera.

Një falënderim i përzemërt shkon për unionet e ndryshme studentore që janë gjithmonë të pranishëm me dashurinë dhe freskinë e tyre dhe i sjellin gjithmonë gjallëri evenimenteve të tilla, që shqiptarët nga të gjitha trevat që jetojnë në Turqi i presin me padurim.              



Lajme të ngjashme