Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfojnë në Sanremo 2018

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta dhe ai italian Fabrizio Moro  me këngën “Non mi avete fatto niente”, janë triumfuesit e Festivalit të 68-të të Sanremos.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfojnë në Sanremo 2018

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta dhe ai italian Fabrizio Moro  me këngën “Non mi avete fatto niente”, janë triumfuesit e Festivalit të 68-të të Sanremos.

“Një emocion i papërshkrueshëm”, thotë Ermal Meta i cili ia kushton fitoren Mescalit, shtëpisë së tij diskografike që besoi tek mua kur askush tjetër nuk e bëri”.Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj. 

Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.

Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta u ngjit në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull “Non mi avete fatto niente”, përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët.

Me drejtues artistik Claudio Baglioni dhe i prezantuar nga Michelle Hunziker dhe Pier Francesco Favino në vendin e dytë ne festival u renditën Lo Stato Sociale me “Una vita inavacanza” dhe në vendin e tretë Annalisa me “Il mondo prima di te”.
Ron, me këngën “Almeno pensami”, të Lucio Dalla, fitoi çmimin e karrierës “Mia Martini”. (ATSH)



Lajme të ngjashme