Kapadokia e veshur me petkun e bardhë të dëborës

Kapadokia, vendi piktoresk që është një nga destinacionet më atraktive të Turqisë së fundmi është veshur me petkun e bardhë të dëborës.

Kapadokia e veshur me petkun e bardhë të dëborës

Kapadokia, vendi piktoresk që është një nga destinacionet më atraktive të Turqisë, ku gërshetimi i bukurive të natyrës me ato të historisë formojnë njërin nga peizazhet më të bukura në botë, së fundmi është veshur me petkun e bardhë të dëborës, e cila i ka dhënë një bukuri shtesë.

Dëbora, e cila filloi të bie mbrëmë, tashmë ka mbuluar Kapadokian e listës së UNESCO-s për trashëgimi botërore.

Trashësia e borës sipas meteorologëve, ka mbërritur në 10 centimetra. Përndryshe, kushtet e motit në këtë zonë lejojnë rreth 300 ditë në vit të bëjnë shëtitje me balonë.

Në qytetin Goreme jetojnë 2.100 banorë. Ndodh që në mëngjes të fluturojnë deri në 100 balona në qiell. Çdo balon mund të bartë deri në 20 persona.

Kapadokia brenda vitit vizitohet nga rreth 2.5 milionë turistë. Ndërsa trendet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor.



Lajme të ngjashme