Muzeu i çokollatave në Stamboll mirëpret vizitorët e shumtë

Muezu i çokollatave Pelit në Stamboll dhe "peizazhi i ëmbël" që ndodhet brenda saj, nuk janë tërheqëse vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.

Në muzeun që është dizajnuar për fëmijë, por edhe për të rriturit që ndjehen ashtu, vizitorët mund të shohin vepra nga çokollata edhe buste të personaliteteve historike.

Një pjesë e muzeut i është përkushtuar qytetit në Bosfor, kurse në mesin e maketave nga çokollata ndodhet edhe Xhamia e Kaltër dhe hipodromi, muzeu i Shën Sofisë, Xhamia Sulejmanie, tramvaji i vjetër dhe Kulla e Vajzës (Kiz kulesi).

Përveç kësaj, bust nga çokollata ka dhe themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, poeti dhe dijetari Xhelaludin Rumi (Mevlana), shkencëtari Albert Ajnshtajn, piktori dhe regjisori Andy Wrahol.

Poashtu, vizitorët kanë mundësinë të shohin "Mona Lizën" prej çokollate, piktorin Leonardo Da Vincin, mauzoleun Halikarnas, anijen e Nuhut dhe kafshët, por edhe një shatërvan nga çokollata. 

Lajme të ngjashme