Filmi “Ayla”, kandidati turk për “Oscar” shikohet nga 2 milionë vetë në 3 javë

Vetëm në 3 javë rreth 2 milionë njerëz kanë parë në kinema filmin me titull “Ayla”, me të cilin Turqia do të konkurrojë për çmimet “Oscar” në kategorinë e “Filmi më të mirë në gjuhë të huaj”.

Filmi “Ayla”, kandidati turk për “Oscar” shikohet nga 2 milionë vetë në 3 javë
“Ayla”, filmi turk kandidat për Oscar
“Ayla”, filmi turk kandidat për Oscar

Filmi me titullin “Ayla” i regjisorit Can Ulkay do të përfaqësojë Turqinë në Oscars 2017 për Kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj.

“Dijital Sanatlar”, kompania që ka prodhuar filmin “Ayla”, përmes një komunikate thotë se historia 65-vjeçare e mbushur plot me dashuri dhe mall e heroit, nënoficerit turk Sulejman Dilbirli (Süleyman Dilbirliği) dhe vajzës së vogël koreane me emrin Ayla, e ka mbledhur popullin turk në sallat e kinemave. Ekipi i “Ayla”-s filmin po e ndjek bashkë me artdashësit duke shëtitur të gjithë Anadollin dhe u përgjigjet pyetjeve të të interesuarve.

“Ky aktivitet i veçantë filloi javën e kaluar nga Zile dhe vazhdoi në Ankara dhe Izmir. Programi do të vazhdojë deri në fund të nëntorit. Në kuadër të turneut të Anadollit, ekipi realizues i filmit do të shkojë në Nevshehir (Nevşehir), Adana, Antalia (Antalya), Antakia (Antakya), İskenderun, Gaziantep, Eskishehir (Eskişehir), Konia (Konya) për të vazhduar deri në Kahramanmarash (Kahramanmaraş), që është edhe vendlindja e nënoficerit Sulejman Dilbirli”, vijon komunikata.



Lajme të ngjashme