Fondacionet turke pranë fëmijëve jetimë në Shqipëri

(AA) Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) organizoi sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë takimin vjetor kushtuar fëmijëve jetimë "Ndihmesa për jetimin, ndihmë e shquar për shëndetin moral të shoqërisë".

Fondacionet turke pranë fëmijëve jetimë në Shqipëri

(AA) Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR) organizoi sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë takimin vjetor kushtuar fëmijëve jetimë "Ndihmesa për jetimin, ndihmë e shquar për shëndetin moral të shoqërisë", ku u realizua dhe shpërndarja e ndihmës monetare për fëmijët pjesëmarrës.

Në aktivitetin, ku ishin të pranishëm rreth 2000 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, merrnin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Turqisë, Bashkisë së Tiranës, etj, ndërsa donacioni monetar ofrohet nga fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia.

Gül Sarıgül, këshilltare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë theksoi se një prej hallkave më të rëndësishme të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë janë edhe çështjet e shërbimit humanitar dhe njerëzor.

“Një prej hallkave më të rëndësishme të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, sikurse kanë qenë edhe gjatë gjithë historisë vijojnë të jenë çështjet e shërbimit humanitar dhe njerëzor. Si Ambasadë e Republikës së Turqisë në Shqipëri, ne jemi mbështetje dhe çelësi numër një për mbarëvajtjen e zhvillimeve politike, ekonomike dhe padyshim dhe atyre sociale mes dy shteteve mike, Shqipërisë dhe Turqisë. Një prej urave lidhëse më të rëndësishme, përveç historisë së hershme, si në aspektin historik, ashtu dhe në aspektin kulturor, politik dhe ekonomik, një prej elementëve më të rëndësishme është edhe ngrohtësia njerëzore që ne shfaqim mes dy popujve”, theksoi Sarıgül.

Duke folur për traditat e përbashkëta mes Turqisë dhe Shqipërisë, Sarıgül tha se respekti dhe ngrohtësia familjare është një nga gjërat më të rëndësishme që na bashkon dhe shtoi se "Nisur nga ky botëkuptim, sikurse jemi mbledhur sot në këtë aktivitet vihen në zbatim projekte të tilla sociale në mbështetje të këtyre elementeve të përbashkëta mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ambasada e Turqisë në Shqipëri jep mbështetjen maksimale, të përhershme për mbarëvajtjen e këtyre projekteve sociale dhe kulturore në shërbim të popullit".

Ndërsa, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra u shpreh se është viti i 10-të që ky fondacion organizon këtë aktivitet me jetimët dhe se numri i tyre vitin e ardhshëm do të rritët, duke shkuar në 3500 fëmijë.

“Rrugëtimi jonë në përkrahje të njerëzve në nevojë të Shqipërisë filloi në vitin 2006, kur fondacioni u krijua, por udhëtimi jonë në përkrahje të fëmijëve në nevojë, pa dallim feje dhe krahine filloi në vitin 2008 me 35 veta dhe sot kemi 3141 fëmijë. Misioni dhe vizioni i organizatës tonë është që çdo individi që ka nevojë ti vihet në momentin e duhur në ndihmë. Jetimët që ndihmohen nga fondacioni jonë janë nga mosha 0 deri në momentin kur ato shkëpusin marrëdhënien me universitetin. Këtë vit fondacionit tonë i janë shtuar 141 jetimë, vitin e ardhshëm kjo shifër do të shkojë në 3500. Dua t’i bëj thirrje të gjitha bashkive dhe njësive administrative të Shqipërisë që të aplikojnë rastet që kanë në zonat e tyre për t'u pranuar në sistemin tonë dhe për t’i ndihmuar ato", theksoi Gurra.



Lajme të ngjashme