EBA – Tetë fakte pak të njohura për Muzeun e Luvrin të Abu-Dabit

Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu-Dabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të hapet të shtunën...

EBA – Tetë fakte pak të njohura për Muzeun e Luvrin të Abu-Dabit
Muzeu i Luvrit në Abu-Dabi
Muzeu i Luvrit në Abu-Dabi

Muzeu i Luvrit në Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, projektuar nga arkitekti francez, Jean Nouvel, do të hapë dyert më datë 11 nëntor, plot një dekadë pas fillimit të projektit. Projekti ka lindur nga një marrëveshje ndërqeveritare, që është nënshkruar në vitin 2007 mes Parisit dhe Abu-Dabit.

Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu-Dabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të hapet të shtunën.

Më poshtë vijojnë tetë fakte pak të njohura lidhur me projektin:

1 – Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliardë euro (rreth 1,74 miliardë dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit të Luvrit dhe për ekspertizën franceze.

2 – Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 m dhe peshon 7.500 tonë, pak më e vogël sesa Kulla Eifel.

3 – Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6.400 m2, ​​ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8.600 m2Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së Muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe.

4 – Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.

5 – Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou, si dhe Muzeun e Luvrit në Paris.

6 – Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian, Ramses II, që peshon disa tonë.

7 – Midis veprave të famshme të artit përfshihen “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me blu, të kuqe dhe të verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti” i Vincent van Gogh.

8 – Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellinit te “Madona dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba. /ATSH



Lajme të ngjashme